Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se xhamia tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, do të fillojë së ndërtuari, pas lëshimit në funksion të Urës së Ibrit në Mitrovicë.
“Jemi në proces të lëshuarjes së saj në funksion. Deri sa ajo të kryhet që është e parashikuar në janar, pastaj priten gjërat tjera. Jam i bindur që proceset do të jenë graduale dhe pa pengesa”, ka thënë Bahtiri në emisionin Politikë në Tribuna Channel.
Ai shtoi se Ura e Ibrit ka për qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës.
“Shumë njerëz kanë menduar që ura do të jetë kufiri shqiptaro-serb, por atë brengë iu heq të gjithëve sepse me urën qytetit do të jetë i bashkuar”, ka shtuar Bahtiri.