Bakteret në mjekër mund të kthehen në antibiotikë

Nëse dikur keni pasur frikë se bakteret që gjenden në mjekrën tuaj janë të dëmshme tani nuk keni pse të shqetësoheni. Një studim i ri i BBC “Trust me I’m a Doctor”, pasi vëzhgoi për rreth 4 javë bakteret që gjenden në mjekër doli në konkluzionin se këto baktere janë të mira dhe mund të zhvillojnë antibiotikë të rinj.

Mbajtja e mjekrës prej kohësh ka hapur një debat të madh për efektet e dëmshme që mund të ketë, po ky studim e hedh poshtë rrezikshmërinë e të pasurit mjekër duke i qëndruar tezës së në qimet e fytyrës po krijohet gjenerata e re e antibiotikëve.

Në studim u përfshinë rreth 20 meshkuj. Atyre iu morën material nga mjekra dhe kjo kulturë u studiua për javë, për të parë si do reagonin bakteret. Doktor Adam Roberts një mikrobiolog, gjatë studimit pa se u rritën rreth 100 baktere të ndryshme nga mjekra.

Testimet e mëvonshme treguan që bakteret të cilat qëndrojnë në mjekër luftojnë për ushqim dhe hapsirë e për të asgjesuar njëra – tjetrën lëshojnë disa toksina të cilat janë të fuqishme dhe të ngjashme me antibiotikët.

Studiuesit thonë se një pjesë ë këtyre baktereve të fuqishme mund të përdoren për krijimin e antibiotikëve të rinj, të cilët kanë mundësinë të zënë vendin e ilaçeve dhe kurave që po e humbasin efektin e tyre.

Rreth 700 mijë njerëz në vit vdesin pasi trupi i tyre fiton imunitet nga antibiotikët ndërsa këto 30 vitet e fundit nuk janë krijuar më antibiotikë të rinj.

Artikulli paraprakHurma – një ushqim i mrekullueshëm
Artikulli vijuesFaktorët e rrezikut nga kanceri