Bangladesh, nga moti i keq humbin jetën së paku 36 persona

Nga stuhia e fuqishme që ka përfshirë Bangladeshin, kanë humbur jetën të paktën 36 persona, ndërsa më shumë se 200 të tjerë u plagosën fundjavën e kaluar.

Sipas gazetës “Prothom Alo” të vdekur si pasojë e motit të keq kishte në të gjitha pjesët e vendit, prej të cilëve 20 në veri të zonës Bogra.

Gazeta njoftoi se stuhia shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike dhe shkatërroi dhjetëra ndërtesa në të gjithë vendin. Sipas gazetës, stuhia ka shkaktuar dëme në vlerë milionëshe të kulturave bujqësore.

Artikulli paraprakShokohet futbolli rus, rrahje masive në stadium (FOTO-VIDEO)
Artikulli vijues10 sëmundjet më vdekjeprurëse në botë