Barzani: Vendosja e trupave turke rreth Mosulit në marrëveshje me Irakun

Presidenti i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut Mesut Barzani deklaroi se informacionet e tyre për vendosjen e trupave turke rreth Musulit është në marrëveshje me Irakun, raporton Anadolu Agency (AA).
“Informacionet tona në lidhje me vendosjen e trupave turke rreth Musulit, janë se Turqia dhe Iraku janë marrë vesh që më parë. Ishte bërë një aleancë e këtillë për shkak se do të trajnoheshin ushtarët vullnetarë të cilët do të merrnin pjesë në shpëtimin e Musulit dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme. Transferimi në fjalë u bë sipas marrëveshjes që arritën palët. Sipas meje kjo çështje u zmadhua shumë”, ka deklaruar Barzani.

Artikulli paraprakDonald Trump kërkon ndalimin e hyrjes së Muslimanëve në SHBA
Artikulli vijuesOKB: RUSIA KËRKON SEANCË LIDHUR ME TURQINË