Basha akuza Qeverisë: Kërkon të pastrojë paratë e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ngriti edhe një herë tjetër akuza ndaj Qeverisë, duke thënë se pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, Rama do të pastrojë paratë.

“Edi Rama do ta përdorë 2018 për të pastruar miliardat e drogës. Ky është buxheti që tregon lidhjet e Edi Ramës me krimin. Hotelet luksoze janë një mënyrë për të pastruar paratë e krimit”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së u shpreh më tej se krimi po zhvendoset në planin 1 mld USD të Edi Ramës. “Ky është buxheti që tregon lidhjet e Edi Ramës me krimin. Vota jonë për këtë buxhet do të jetë kundër”, tha Basha./TCH/

Artikulli paraprakKMDLNJ: Qytetarët ta paguajnë vetëm 70% të faturës së KEDS-it
Artikulli vijuesLSI kundër buxhetit,kreu i grupit: I rrënuar