Basha uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar sot për të gjithë besimtarët myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar.

“Ju uroj në këtë muaj të shenjtë, agjërim të lehtë dhe të pranuar, lumturi paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare. Ramazani është muaji që kultivon paqen, mirëkuptimin, e respektin, ndaj uroj që ky muaj i shenjtë i Ramazanit, të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve”, thuhet në mesazhin e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)kohaislame

Artikulli paraprakPresidenti Nishani largohet nga anëtarësia në PD
Artikulli vijuesKANABIS NË SHESHIN E KRYEQYTETIT