“Bashkëpunëtorja” shqiptare e Veselinovicit, prokurore e krimeve të rënda?

Prokurorja e dyshuar nga Policia e EULEX-it për bashkëpunim me Zvonko Veselinoviqin, Vahide Badivuku, ka dalë e pastër nga skaneri verifikues i Prokurorisë së Shtetit. Ajo është emëruar prokurore dhe është caktuar në Departamentin e krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Kësisoj, ish-prokurorja e Prokurorisë Komunale të këtij qyteti, e cila ishte zbuluar nga Policia e EULEX-it në kuadër të hetimeve kundër ish-komandantit të Stacionit policor në Veri të Mitrovicës, Milija Milosevic, duke negociuar me dy policë serbë të Kosovës për, siç ka ngrehur dyshime EULEX-i, “zbutje të masave për të dyshuarit për shumë krime Zvonko Veselinovic”, prej 1 janarit do të merret me krimet më të rënda në rajonin e Mitrovicës.

“Koha Ditore” ka raportuar verën e vitit të kaluar bazuar në dosje të hetimeve për krimin e organizuar në veri nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar të Policisë së EULEX-it për Zvonko Veselinovicin dhe të tjerët, se si ai kishte arritur të kishte bashkëpunëtorë në Policinë e Kosovës dhe në Prokurori. Në mesin e tyre edhe Vahide Badivuku.

Në një raport vëzhgimi, që mban datën 30 qershor 2010, të nënshkruar nga hetuesi Verleysen Dirk, në kuadër të hetimeve thuhej se më 30 korrik 2009, Zvonko Veselinovic dhe Milan Radojicic kishin kërcënuar me vdekje një polic serb të Kosovës derisa ai ishte në detyrë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakHakmarrje në Shipol, vritet në prezencë të policisë
Artikulli vijuesAplikacionet më të mira në 2012 nga Google