Bashkëpunim për administrimin e pasurisë së konfiskuar

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, me qëllim të krijimit të kushteve për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit, në krijimin e mekanizmave ligjor dhe institucional për të vepruar në parandalimin e veprimtarisë së pa autorizuar.

Memorandumi i nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë, Rrahim Rama dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për qëllim krijimin e një platforme të bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar dhe Policisë së Kosovës, lidhur me mbështetjen reciproke në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive nga fushëveprimi i tyre.

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar dhe Policia e Kosovës me anë të këtij Memorandumi, kanë për qëllim krijimin e përshtatshmërisë së kushteve për thëllimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit, në krijimin e mekanizmave ligjor dhe institucional për të vepruar në parandalimin e veprimtarisë së pa-autorizuar (ilegale), veprimtari e cila mund të dëmtojnë rendin ligjor brenda territorit të Republikës së Kosovës.kohaislame

Artikulli paraprakFaqja franceze Euromillions sulmohet nga hakerët musliman
Artikulli vijuesSpastrimi etnik ndaj myslimanëve të Burmës, si ai i myslimanëve në Bosnjë