BBC: Dokumentar për diskriminimin e muslimanëve

Një dokumentar i realizuar nga BBC zbulon rastet e diskriminimit kundër myslimanëve britanik. BBC ka kryer një hetim mbi ngjarjen të cilën pritet ta publikoj së shpejti.

Dokumentari do të shfaqë dy gazetarë të cilët në menyrë të fshehtë kanë hetuar arsyet pse të rinjtë myslimanë në Britani të Madhe kanë dy herë më shumë gjasa të jenë të papunë se sa jo myslimanët.

Hetimi ka treguar se si muslimanëve që kanë kërkuar punë në qytetin e Bristolit u është thënë se nuk ka vende të lira, ndërkohë që jo muslimanëve u është dhënë menjëherë formulari i aplikimit. Gjithashtu dokumentari do të tregojë një rast në të cilin një muslimani i është mohuar e drejta për të marrë me qira një apartament në favor të një aplikanti jo muslimanë.

Në një rast, një gazetari musliman i është thënë për ta lënë një CV kur aplikoi për punë, ndërsa atij- jo musliman është ofruar menjëherë intervista. Më vonë, atij i është thënë nga menaxheri se nuk është i përshtatshëm për atë punë. Dokumentari paraqet një vazhdë shkeljesh ndaj myslimanëve në Britani, të cilët përbëjnë fenë e dytë më të madhe në vend. /mszh/kohaislame

 

Artikulli paraprakEgjipt: Studentët protestojnë kundër grusht-shtetit
Artikulli vijuesIzraeli kërkon kthimin e ambasadorit të tij në Turqi