BDI dhe ndërtimi i kryqeve nëpër Maqedoni

Javë më parë në opinion u publikua lajmi se në Butel do të ndërtohet një kryq gjigant, ndërsa kjo u konsiderua si një provokim i panevojshëm i radhës nga shumë analistë, që bëhej nga pushtetit VMRO – BDI (siç kishin luajtur shumë herë me ndjenja fetare e kombëtare), që të defokusohej opinioni prej problemeve reale. Për këtë vendim të Komunës Butel, kishte reaguar pushteti kundër pushtetit, pra BDI-ja, kundër Qeverisë VMRO – BDI, me ç’rast i filluan protestat si subjekt politik në vendin ku ishte planifikuar të vendosej kryqi.

Ndërkohë, edhe rrugës për në Strugë janë vendosur kryqe të shumta, por se ato nuk dihen a janë vendosur me aminin e kësaj qeverie.

Po ashtu, portali Gostivari24.com ka njoftuar se me dijenin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Bejtës, nënkryetar i BDI-së është ndërtuar një kryq në këtë qytet. “Në rrugën Cegran – Tumcevisht është vendosur një Kryq “Gjigand” ku mund të shihni përmes fotografive që i dërguan gazetarët e /gostivari24/ Kryqi është vendosur në mënyrë tinzare mirëpo nuk ka mundur që tu ikë gazetarëve tanë ki llojë veprimi i fshehur. Kujtojmë premtimet e Kryetarit të Komunës së Gostivarit Z.Nevzat Bejta që bëri pazare me Maqedonasit për ta rikthyer sërsih Komunë nën urdhërat e tij dhe si konpenzim “huazim” për Votat që mori nuk e theu premtimin e dhënë ndërtoi Kisha e Kryqe”, – shkruan Gostivari24.

kryqi-1-620x330
collage-4
13816790_10210618455241332_471172714_n

Artikulli paraprakEkonomia e SHBA-së shënon rritje në katër muajt e parë të këtij viti
Artikulli vijuesBritania e Madhe do të varfërohet pas daljes nga BE-ja