BE do ti ndajë Bullgarisë 108 milionë euro për sigurinë kufitare dhe menaxhimin e migrimit

BE-ja do t’i dorëzojë Bullgarisë mbështetje prej 108 milionë dollarësh për sigurinë kufitare dhe menaxhimin e migrimit

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se do ti ndajë Bullgarisë një fond emergjent mbështetës prej 108 milionë eurosh për rritjen e sigurisë kufitare dhe menaxhimin e migrimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisari i BE-së për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, në deklaratën në lidhje me zhvillimin në fjalë, është shprehur se “Komisioni Evropian ofron mbështetje për të gjitha shtetet anëtare të BE-së në krizën e refugjatëve. Menaxhimi i kufijve të jashtëm të Bullgarisë në një mënyrë efikase ka rëndësi kritike për BE-në”.

Ai theksoi se dje Bullgaria ka kërkuar mbështetje financiare. Avramopoulos tërhoqi vëmendjen se kjo kërkesë është miratimi në mënyrë të shpejtë.

Këtë fond të BE-së, Bullgaria do ta shfrytëzojë për rritjen e kapacitetit të pritjes së refugjatëve dhe aplikimeve për azil si dhe për rritjen e kontrollit dhe monitorimit kufitar.

Artikulli paraprakMerkel: Me hapa konkretë do të ralizojmë atë që u kemi premtuar qytetarëve tanë
Artikulli vijuesPresidenti Thaçi Mungon në Pritjen e Bashkësisë Islame (VIDEO)