BE-ja pranon se Serbia ka në veri edhe strukturat e saj të sigurisë

Në Studimin e Fizibilitetit për Kosovën, BE një pjesë ia kushton veriut të Kosovës.

Siç raporton “Koha Ditore” sot, ka madje një kapitull të veçantë në dokument që quhet “aspektet e lidhura me veriun e Kosovës“ që definohet si territor i cili përfshin komunat Leposaviq, Zubin- Potok, Zveçan dhe një pjesë të Mitrovicës.
Për herë të parë në një dokument të BE-së pranohet se Serbia, pos strukturave paralele atje, financon dhe mban edhe struktura të sigurisë.
“Serbia ka vazhduar të financojë dhe të mbajë strukturat e saj në këtë pjesë të Kosovës. Kjo përfshin jo vetëm spitalet dhe shkollat, por edhe administratën komunale, shërbimet e sigurimit dhe strukturat gjyqësore“, thuhet në dokument.
Aty përmendet edhe fakti se atje janë zhvilluar zgjedhjet, të cilat nuk janë njohur as nga Prishtina, as nga Beogradi e as nga bashkësia ndërkombëtare./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt, Mursi i liron të gjithë të burgosurit kryengritës
Artikulli vijuesNATO diskuton për Kosovën