Në Mali nis misioni i BE -së, EUTM që do të merret me trainimin e ushtarëve vendas. Ky mision drejtohet nga gjenerali francez François Lecointre.
Gjatë 15 muajve të misionit EUTM kontigjenti i BE-së i përbërë nga disa qindra ushtarakë duhet të specializojë rreth 3000 ushtarë në Mali, shifër kjo që përbën gati gjysmën e ushtrisë së këtij vendi. Rreth 200 instruktorë të BE-së nisin punën e tyre parapërgatitore këtë të martë (02.40.13) në qytetin Koulikoro, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Bamako. Krahas kurseve teknike për armët dhe zbatimin e manovrave ushtarake do të ketë edhe kurse për tema si: të drejtat ndërkombëtare, të drejtat e njeriut apo mbrojtja civile. Misioni i ndarë në katër batalione drejtohet nga Gjenerali francez François Lecointre dhe do të kushtojë rreth 12 milionë euro. “Ushtria duhet rindërtuar e tëra nga e para. Autoritetet vendase janë të vetëdijshme për këtë”, ka deklaruar gjenerali Lecointre. Franca është kontribuesi më i madh me 207 trupa, e ndjekur nga Gjermania me gjithësej 80 ushtarë, Spanja me 54, Britania e Madhe me 40, Republika Çeke me 34, Belgjika me 25, Polonia me 20.
Ndërkohë në Timbuktu, në Veri të Malit, ushtarët dhe muslimanët janë duke zhvilluar luftime, që nisën të shtunën (30.03.2013) me një atentat kamikaz në një pikë kontrolli. Ushtria kishte depërtuar nëpër lagje të tëra të qytetit për të ndjekur luftëtarët. Pëgjegjësin ndaj sulmit në qytetin bregdetar e mori përsipër organizata Al Kaida në Maghrebin islamik, krahu afrikanoverior i rrjetit botëror. Më 28 janar trupat franceze dhe ato të Malit i kishin përzënë islamistët nga Timbuktu, të cilët prej muajsh e mbanin veriun e Malit nën kontrollin e tyre. Ndërhyrja e drejtuar nga Franca që nisi në janar ka bërë që të rimerren nën kontroll qytetet kryesore të Malit, por megjithatë luftimet me grupet islamike vazhdojnë në veri të vendit.
You Might also Like
Sirianët i presin ditë të vështira edhe në vitin 2014?
Lufta civile në Siri ka lënë prapa rreth 3 vite. Faturën e konfliktit që u…
By
1 Min Read
EGJIPT – PRESIDENTI MUHAMED MURSI EMËRON ZËVENDËSPRESIDENTIN
Presidenti egjiptian, Muhamed Mursi emëroi të dielën zëvendëspresident, gjyqtarin Mahmud Meki, bënë të ditur burime…
By
0 Min Read
Iran: Synohet dialog direkt me Arabinë Saudite
Ministria e jashtme e Iranit thotë se po synon “dialog direkt” me Arabinë Saudite rivale…
By
1 Min Read
Siri: Disa të vdekur në luftimet që u zhvilluan sot në Damask
Dy sulme kamikaze kanë goditur zemrën e kryeqytetit sirian Damask, duke vrarë të paktën 14…
By
1 Min Read
Zafar: Myslimanët janë viktima e vërtetë e terrorizmit
Përfaqësuesi i posaçëm Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry për Myslimanët Sharik Zafar, ka thënë…
By
2 Min Read
Maliki paralajmëron përleshje të armatosura në Falluxha
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, u ka bërë thirrje banorëve të Falluxhas që të ndërmarin…
By
1 Min Read
