Ish-Kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur me një foto, albumeve të “Rilindjes Urbane” të kryeministrit Rama.
“Kjo është rilindja urbane e Edvin Ramës”, shkruan Berisha.
Foto është komentuar me ironi nga qytetarët si psh:
“Deri në 50 rrënjë s’ka problem, per tan familjen e Edvin Ramës me shokë, po pati më shumë, demaskohet krimineli në publik”
“Për nevoja personale e ka, e lini rehat”
“Ç’ke me të, z.Berisha, lëre të shkretin, mezi e ka rritur”…
Kryeministri Rama publikon çdo ditë, pamje nga një bashki e caktuar, ku janë realizuar ose janë në pritje, punimet për rikonstruksionin e sheshit kryesor. Kurdoherë Rama e vë theksin se ndryshimet janë fryt i programit të inicuar prej tij, “Rilindja Urbane”.