Berisha: Rama, sulm vulgar ndaj PPE

Deklarata e kryetarit të Qendrës së djathtë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte, e bërë në takimin me kryeministrin Sali Berisha, se qëndrimi bllokues i kryetarit të opozitës, Edi Rama për imunitetet, është i dëmshëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, është shndërruar në një nga të shumtat raste për replika mes kreut të opozitës, Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha.

Pasi zotit Rama e cilësoi këtë qëndrim te Luca Volonte si denigrues për opozitën shqiptare, kryeministri Berisha reagoi nëpërmjet zëdhënëses se tij, duke e akuzuar serish kryetarin e Partisë Socialiste se po bllokon për here të trete statusin e vendit kandidat.
“Zoti Rama ndërmori sulmin e tij vulgar ndaj këtij miku të shqiptarëve, pra z. Volonte, vetëm dhe vetëm, se ai dje i rikujtoi atij, por dhe të gjithë shqiptarëve se në bisedën e tij të fundit në selinë e Partisë Socialiste, z. Rama kishte denoncuar qeverinë se nuk pranonte ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit për ministrat dhe zyrtarët e tjerë, pasi kishte frikë nga hetimet për korrupsion, kurse tani që qeveria ka pranuar ndryshimin e Kushtetutës dhe të gjitha propozimet tjera për heqjen e imunitetit, ishte vet ai, pra z Rama, që nuk pranonte shembjen e murit të korrupsionit duke e renditur veten kështu si Kryetari i vetëm i opozitës në botë, që mbron mazhorancën me imunitet, sikur të ishte vegël dhe jo kundërshtar sovran i saj”, tha Mëhilli.

Megjithatë kur mbeten me pak se dy dite nga dita e votimit për imunitetet, Partia Demokratike i beri edhe një thirrje të fundit për bashkëpunim kryetarit te Partisë Socialiste.
“PD i bën thirrje z. Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë dhe personaliteteve të larta Evropiane dhe të lejojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, të votojë me datë 6 gusht për heqjen e imunitetit, rrëzimin e murit të korrupsionit dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Nga ky akt historik fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë duke bërë të mundur kështu që ëndrra e tyre Evropiane të bëhet gjithnjë e më e vërtetë”, tha zëdhënësja.kohaislame

Artikulli paraprakJa 10 arsyet pse Google është e famshme
Artikulli vijuesDeshton Këshilli i Sigurimit