Berlin: Sisit iu tha në fytyrë nga gazetarja se në Egjipt nuk ka drejtësi dhe liri

 Pas konferencës së përbashkët për shtyp mes Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit egjiptian Abdulfettah es-Sisi, i cili ka ardhur në pushtet me grusht shteti, gazetarja Fagr Eladly, e cila ka protestuar kundër Sisit pas konferencës tha se “qëllimi im në këtë akt ishte të tregoja se jemi pranë njerëzve të cilët janë persekutuar në Egjipt. Sepse në Egjipt nuk ka drejtësi dhe liri”.
 
Gazetarja Eladly e cila ka protestuar ndaj Sisit i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani ka folur për Anadolu Agency (AA).
 
Ajo ka pohuar se ka studiuar për Mjekësi në Mainz të Gjermanisë dhe në të njëjtën kohë punon si asistente gazetare në një radio dhe thekson se ka kryer këtë akt proteste sepse ka dashur të jetë zëri i njerëzve të cilët janë përballur me padrejtësitë në Egjipt.
 
Eladly shprehet se “në Egjipt që prej 60 viteve qeverisemi me diktaturë e cila tani është ekspozuar dhe jashtë. E ndërmora këtë protestë sepse duam liri dhe drejtësi”.
 
Ajo gjithashtu ka theksuar se në Egjipt ndaj njerëzve duhet të ketë një sjellje sipas “dinjitetit njerëzor” dhe shprehet se: “Si një person që jetoj në Gjermani e vërej se duhet të sillen sipas dinjitetit njerëzor. Ky është një fenomen që nuk gjendet në Egjipt”.
 
– Qëllimi i aktit të protestës-
 
Gazetarja Fagr Eladly ka theksuar se ka ndërmarrë këtë akt për të treguar se jemi pranë personave të persekutuar në Egjipt, sepse atje sipas saj nuk ka liri dhe drejtësi. Ajo gjithashtu ka kritikuar edhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel duke pohuar se:
 
“Merkel duhet të veprojnë në përputhje me ligjet tona në Gjermani. Pro kjo është një gjë që Merkel nuk e ka bërë. Moralisht është e papranueshme mbështetja ndaj Sisit. Sepse ai nuk është një lider demokratik. Ai ka refuzuar sundimin e ligjit dhe ka masakruar demokracinë në Egjipt”.
 
– Shpjegoi momentet e protestës-
 
Eladly, veprimet e ndodhura gjatë aktit protestues i ka shpjeguar si vijon: “Vajta në konferencën për shtyp dhe iu thashë se kisha një pyetje. Në një vend nga larg fola se kisha një pyetje, ndërsa Merkel me tha se ‘këtu ka një rend që duhet zbatuar për të pyetur’. Më pas unë mora mikrofonin dhe u përpoqa të bëja pyetjen, por nuk më dhanë mikrofonin. Pasi u bënë 4 pyetje me thanë se ‘nuk ka më pyetje të tjera’. Edhe unë pas kësaj fola me zë të lartë përballë Sisit duke përdorur shprehjen ‘Ai është një vrasës, ai është një vrasës, ai është një vrasës’. Më pas më ndaluan, besoj se ishte polic sepse nuk e pashë të ishte mbrapa meje. Më pas përsëri me zë të lartë iu drejtova Merkelit ‘më ndihmo, po më marrin pa dëshirë’. Sepse ndaj meje ndërhynë policia dhe ushtarët egjiptianë. Nuk vërejta asnjë gjë sepse çdo gjë ndodhi shumë shpejt. E vetmja gjë që kujtoj është se kam bërë shenjën Rabia, dhe që kam folur me zë të lartë se ai është një vrasës dhe ‘duhet të parandalojmë puçin ushtarak’.
 
Gazetarja Fagr Eladly, pas konferencës së përbashkët për shtyp mes Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit egjiptian Abdulfettah es-Sisi, që ka ardhur në pushtet me grusht shteti, i cili ndodhet në Gjermani në kuadër të një vizite zyrtare, kërkoi të drejtonte një pyetje dhe pasi nuk u lejua ajo ka ngritur zërin duke përdorur shprehjen “Ai është një vrasës” dhe ka bërë shenjën Rabia. Pas kësaj anëtarët e shtypit me delegacionin të ardhur nga Egjipti kanë brohoritur me sloganin “Rroftë Egjipti”.
 
Më pas Eladly është nxjerrë prej sallës nga truprojat, ndërsa Merkel dhe Sisi janë larguar me shpejtësi.
Artikulli paraprakNënat e Srebrenicës: Papë Frençesku ta pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid
Artikulli vijuesSi dhe për çfarë t'i përdorim ushqimet e skaduara