Berlini zyrtarë u shpreh i hapur për bisedime me Rumanin dhe Bullgarinë për përfshirjen e këtyre vendeve në zonën Schengen

Anëtare të Bashkimit Evropian që prej vitit 2007, Rumania dhe Bullgaria kanë trokitur në portën e hapësirës Shengen që prej vitit 2011, por pa sukses.
 
Gjermania u shpreh e gatshme për të vazhduar bisedimet për hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në hapësirën e qarkullimit të lirë Schengen, një çështje delikate në vendet e Bashkimit Evropian.
 
“Ne jemi të gatshëm të mbështesim procesin e diskutimeve për një akses të Rumanisë dhe Bullgarisë, dy vendet më të varfra të Bashkimit Evropian në hapësirën Shengen”, deklaroi Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier në një konferencë shtypi me homologun rumun, Bogdan Aurescu në Bukuresht.
 
“Situata përsa i përket sigurisë ka ndryshuar në Evropë, por kjo nuk ka të bëjë me faktin që ne do të vazhdojmë të punojmë fort me qëllim që vendet jo anëtare të Shengenit të mund të përmbushin kushtet e aksesit”, theksoi ai.
”Raporti i fundit i Komisionit Evropian, publikuar në muajin janar, nënvizon progreset e realizuara nga dy vendet në fushën e drejtësisë”, sipas tij duke shtuar se Ministrat e Brendshëm do të kenë tashmë detyrën për të vendosur për etapat e ardhshme.
 
Anëtare të Bashkimit Evropian që prej vitit 2007, Rumania dhe Bullgaria kanë trokitur në portën e hapësirës Shengen që prej vitit 2011, por pa sukses.
 
Kryeministri social-demokrat rumun, Victor Ponta kishte theksuar në muajin dhjetor se vendi i tij ishte gati për t’u bërë pjesë e Shengenit, një mendim i ndarë sipas tij nga shumica e liderëve evropianë.
 
Por disa shtete, si Holanda, theksojnë se Bukureshti dhe Sofja duhet të bëjnë më shumë progrese në luftën kundër korrupsionit dhe kufijve të tyre.kohaislame
Artikulli paraprak“Skandali! Drejtori i Forcave Operacionale në trafik droge”
Artikulli vijuesAgjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në 14 fshatra të Maqedonisë lindore, shpërndau mjete dhe materiale bujqësore