Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka pritur sot në takim një delegacion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilët ka diskutuar lidhur me përfshirjen e prioriteteve zhvillimore të Qeverisë së Kosovës në përgatitjen e Strategjisë Zhvillimore të BERZH-it për Kosovën.
Gjatë këtij takimi zëvendësministri Ilazi, prezantoi prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të përcaktuara në Strategjinë Zhvillimore Kombëtare 2016-2021.
Gjithashtu, zëvendësministri Ilazi diskutoi me delegacionin për Listën e Projekteve Prioritare të përcaktuara në kuadër të Këshillit Kombëtar për Investime i cili bashkëkryesohet nga ministri i Integrimit Evropian.
Ndërkaq delegacioni i BERZH, i kryesuar prej Holger Muent, drejtor për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka shprehur gatishmëri për të mbështetur prioritetet zhvillimore të Kosovës./kohaislame