Fteses të Ziadin Selës nga LR-PDSH për bashkëpunim me partinë BESA, në një prononcim për portalintesheshi.com, anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi i’u është përgjigjur në mënyrë koncize dhe të qartë se pa përfunduar procesi i përçarjes brenda RDK-së nuk mund të flitet për bashkëpunim. Ndryshe do të akuzohej Lëvizja BESA se po mban anën e Vesel Memedit apo Fadil Zendelit, si kryetar legjitim të partisë së RDK-së, parti kjo e cila për momentin ka lidhur Aleancën për Shqiptarët bashkë me Ziadin Selën.
“Pa përfunduar procesi në RDK nuk mund të flasim për bashkëpunim. Sepse ashtu i bie se po ndërrhyjmë dhe po marrim anë, ndërsa kjo nuk i shërben unifikimit të opozitës”, deklaroi eksluzivisht për tesheshi.com, Zeqirija Ibrahimi.