Besimtarët myslimanë dhurojnë 16 mijë euro për Kardiokirurgjinë e fëmijëve

0
278

Shërbimi i Kardiokirurgjisë në Pediatrinë e QSUT-së do të ketë shumë shpejt një komplet të ri dhe bashkëkohor instrumentesh për operacione të specializuara të zemrës. Procedurat për blerjen e këtij kompleti kanë nisur falë kontributit financiar të besimtarëve myslimanë si dhe mbështetjes së mjekëve italiane, që për vite mbështesin Kardiokirurgjinë Pediatrike Shqiptare. Nisma u ndërmorr nga shoqata humanitare “Një botë për një zemër”, përmes një apeli të bërë në emisionin “Klinika 24”.
Ka mjaftuar ky apel, i lëshuar një muaj më parë në “News 24” nga shoqata humanitare “Një botë për një zemër” që në kohë rekord të grumbullohen afro 16 mijë euro ndihmë financiare për blerjen e kompletit të ri të instrumentave për Kardiokirurgjinë e Pediatrisë, që prej vitesh punon me mjete kirurgjikale të amortizuara. Investimi është kontribut i mijëra besimtarëve myslimanë brenda dhe jashtë kufijve.

Vlera reale e kompletit në tregun ndërkombetar kushton më shumë se 70 mijë euro, ndërsa për Kardiokirurgjinë shqiptare mjetet kirugjikale do të blihen me 1/5-ën e vlerës, falë kjo mbeshtetjes së ofruar nga ekipi i mjekëve italianë.

Shërbimi i Kardiokirurgjisë Pediatrike në QSUT është i vetmi në vend që kryen operacione në zemër tek fëmijet e vegjël. Ky shërbim realizon sot më shumë se 200 operacione me shkallë të lartë vështirësie edhe për vende të tjera të rajonit.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=qkOBF4RzeAI