Beteja për kryeqytetin

Veteranë të politikës, udhëheqës të deritanishëm por edhe të rinj të edukuar jashtë vendit ia kanë mësyrë të vihen në krye të kryeqytetit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur për herë të tretë të garojë me kryetarin e saj, Isa Mustafa, edhe pse ky i fundit ka shpërfaqur ambiciet për t’u bërë kryeministër i ardhshëm i vendit.

Një fitore e mundshme e tij në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në fund të vitit të ardhshëm, do ta çonin edhe Prishtinën në zgjedhje të parakohshme. Por kjo gjë udhëheqësve të LDK-së nuk u duket asgjë e jashtëzakonshme, me gjithë faktin se zgjedhjet kanë kosto financiare dhe janë “maltretim” për qytetarët për të dalë në votime, shkruan Tribuna.

Ndryshe nga LDK-ja, partia e cila e ka primatin në skenën politike vendëse, PDK-ja, është përcaktuar që të hyjë në betejë për kryeqytetin jo me drejtuesit e saj por me gjeneralin, Agim Çeku. I përzgjedhuri ka lënë karrierën ushtarake për t’i hyrë politikës në vitin 2006 kur edhe është bërë kryeministër i Kosovës, si i deleguar i AAK-së. Çeku, më pas ka lënë partinë e Haradinajt dhe është bërë drejtues i Partisë Social Demokrate.kohaislame

Artikulli paraprakResurset potenciale, sigurojnë zhvillim
Artikulli vijuesKosova synon anëtarësim të plotë në IACEA