Bexha nuk përdor veturë zyrtare

Behgjet Pacolli është zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë Haradinaj.

Pacolli llogaritet njëri ndër personat që ka pasurinë më të madhe në Kosovë. Për shkak të pasurisë, ai nuk shpenzon para nga buxheti i shtetit për derivate. Kështu të paktën kanë thënë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nuk shfrytëzon veturë zyrtare të MPJ-së dhe nuk ka shpenzuar as derivate”, ka thënë për Telegrafin drejtori i Zyrës për Komunikim me Publikun, Sami Kastrati.

Ndryshe, Pacolli gjatë një emision televiziv pati thënë se pasuria e tij është miliarda euro.

“Pasuria ime kalon disa miliardë euro. Nuk ua them dot sa saktësisht, por është disa miliardë”, ka deklaruar Pacolli.

Telegrafi ditë më parë ka raportuar për shpenzimet të derivateve me veturë zyrtarë të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe katër zëvendëskryeministrave të tjerë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakNë Gjermani minus 27
Artikulli vijuesKëto zakone ju dëmtojnë veshkat