BIK-u, i trishtuar nga sjellja e serbit që demoloi minaren e xhamisë

0
663

Një serb ka marrë guximin që të hip në minaren e xhamisë në Velekincë të Gjilanit, ku ka demoluar kupolën e saj.
Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se serbi është i lindur në vitin 1981 dhe ai për momentin ndodhet në Spitalin e Gjilanit.

Naim Aliu, kryetar i BIK-ut në Gjilan, tha se janë të shokuar nga ky gjest, pavarësisht se nga kush vjen.
“Vërtet jemi të indinjuar me këtë gjest vandal dhe të panjohur deri më tani. Të demolosh kultet fetare është më tepër se dhunë dhe krim mbi kultet fetare”, ka thënë ai, duke shtuar se Policia e Kosovës dhe Prokuroria duhet të merren seriozisht me rastin, “që ky gjest mos të politizohet, sepse nuk jemi të interesuar që të krijojmë armiqësi ndërmjet qytetarëve të dyja nacionaliteteve”.