Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon aktet terroriste që ndodhën sot në Bruksel, ku humbën jetën mbi 30 qytetarë belg.
BIK ka vlerësuar se aktet e tilla janë vepra antinjerëzore dhe paraqesin rrezik për njerëzimin.
Po ashtu në komunikatën BIK-ut bëhet thirrje për një bashkim para terroristëve dhe akteve terroriste, pavarësisht vendit ku ndodhin.
“Aktet e tilla të cilat sjellin viktima, terror e dhunë janë vepra antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet”, thuhet në një komunikatë për media.
“Sot në Bruksel edhe njëherë u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit. Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo”, thuhet më tutje në komunikatë.
BIK bën apel që në këto momente të rënda të solidarizohen dhe ndajnë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojnë shërim të shpejt.
–
You Might also Like
Dëshmi nga Suedia në gjykimin e Oliver Ivanoviqit
Në gjykimin kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër personave tjerë të akuzuar për krime lufte në…
By
Redaksia
3 Min Read
Gjermani: Digjet një qendër që shërbente për pritje të refugjatëve
Një qendër e azilkërkuesve në komunën gjermane Troglitz, e cila ishte rinovuar për t’u bërë…
By
Redaksia
2 Min Read
Mish’al – Uniteti palestinez me rëndësi për suksesin e intifadës
Shefi i Politbyrosë së Hamasit, Halid Mish’al dje tha se uniteti palestinez është me rëndësi…
By
Redaksia
3 Min Read
PTK u shit për 242 milionë euro, jo për 277 milionë
Ministri i Zhvillimit Ekonomike, Besim Beqaj ka thënë që përderisa bota është në krizë ekonomike,…
By
Redaksia
4 Min Read
DASHURIA DHE KOHA
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë: “Betohem në kohën!” (Asr, 1) (Asr, 1) Njëherë…
By
Redaksia
2 Min Read
Ri-integrimi proces i suksesshëm
Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Vlora Çitaku priti në një takim një delegacion nga…
By
Redaksia
2 Min Read
