Bilall Kasami: Lëvizja ‘Besa’ Nuk Financohet Nga Turqit

Si pjesëmarrës në një debat për situatën në Maqedoni në emisionin “Jeta në Kosovë”, Kasami është shprehur se financat e lëvizjes së re opozitare që ai e drejton, vijnë kryesisht nga anëtarësia.

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami, ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura se subjekti i tij politik po mbështetet financiarisht nga fondet turke.

Si pjesëmarrës në një debat për situatën në Maqedoni në emisionin “Jeta në Kosovë”, Kasami është shprehur se financat e lëvizjes së re opozitare që ai e drejton, vijnë kryesisht nga anëtarësia.

“Financat tona vijnë nga anëtarësia, vijnë nga mërgimtarët tanë që janë gjithandej dhe vijnë nga afaristët shqiptarë. Ne në asnjë moment nuk kemi lidhje me subjektet jashtë Maqedonisë”, thotë Kasami.

Duke folur për dyshimet e ngritura në këtë çështje, Kasami ka fajësuar Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, si burim të tyre.

“Ne i konsiderojmë këto si shpifje të Bashkimi Demokratik për Integrim. Ata madje, dhe që është edhe më kontradiktore, kanë bredhur rrugëve të Stambollit e Ankarasë duke kërkuar financa nga Erdogani” shprehet Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Emisioni i plotë për krizën në Maqedoni do të transmetohet të enjten në RTK, në orën 20:10.

Në këtë emision do të transmetohet edhe intervista që Jeta Xharra e ka realizuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili flet për ngjarjet e Kumanovës të vitit të kaluar si dhe për çështje tjera në agjendën politike të Maqedonisë.

Artikulli paraprakEdhe kjo ndodhë në Shqipëri – Djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare (Video)
Artikulli vijuesGjatë ofensivës së regjimit në Latakia të Sirisë vriten 71 persona