Bisedimet e paqes për Sirinë në Gjenevë

Përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, njoftoi se kanë filluar zyrtarisht bisedimet me opozitarët sirianë në Gjenevë.
De Mistura në një konferencë për shtyp pas takimit në zyrën e tij të OKB-së në Gjenevë me Komitetin e Lartë të Negociatave i cili përbëhet nga opozitarët sirianë tha se do të takohet edhe me delegacionin e regjimit.

Duke tërhequr vëmendjen se këto bisedimet duhet të jenë ndryshe nga bisedimet e mëparshme De Mistura ka theksuar se ashtu siç ka pohuar edhe në bisedimet e Vjenës me nisjen e bisedimeve të Gjenevës duhet të fillojnë bisedime serioze për sigurimin e armëpushimit.

Ai duke deklaruar se bisedimet e armëpushimit do të fillojnë me pjesëmarrjen e vendeve të Grupit Ndërkombëtarë Mbështetës të Sirisë tha se: “Me ardhjen e opozitarëve në OKB kemi nisur zyrtarisht bisedimet në Gjenevë”.

Ndër të tjera De Mistura ka theksuar se do të kryejnë bisedime edhe me delegacionin e Komitetit të Lartë të Negociatave, por edhe me delegacionin e regjimit si dhe shprehet se qëllimi është që të vazhdojnë bisedimet pa ndërprerje.
“Gjithkush në negociata duhet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive dhe efektive. Për të vazhduar negociatat kemi nevojë për të gjithë” ka pohuar De Mistura./AA/

Artikulli paraprakUSHTARËT ZVICERANË HARROJNË ARMËT NË TREN!
Artikulli vijuesMerkel ndryshon politikën ndaj emigrantëve