Blerand, ke 200 mijë euro pasuri – Sa fëmijë duhet t’i kesh?

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci, mbrëmë ka dhënë një deklaratë në të cilën ka gjykuar kosovarët të cilët kanë rrogë 300 euro dhe i kanë nga 7 fëmijë, duke u bërë kështu zyrtari i parë i lartë shtetëror që flet për një formë të re të planifikimit familjar.

Sipas Stavilecit, është e paarsyeshme që qytetarët me të ardhura prej 300 eurove të bëjnë nga 7 fëmijë. Ai nuk e ka sqaruar se në bazë të cilës matematikë e ka llogaritur lindjen e fëmijëve nga familjet kosovare.
 
Por, nëse bazohemi në familjen e vet ministrit Stavileci dhe të ardhurat që vet ai i ka deklaruar për vitin e kaluar në Agjencinë Kundër Korrupsionit del se për një fëmijë, qyetari i Kosovës duhet të ketë pasuri prej 200 mijë eurosh, aq sa ka ai.
 
Madje sipas modelit të Stavilecit, fëmija duhet të ketë edhe kursime bankare.
 
Stavileci për fëmijën e tij ka derdhur në xhirollogarinë bankare deri në vitin 2014, 1 mijë e 500 euro. Kursime personale ka 4 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e saj i ka në bankë 2 mijë e 500 euro.
 
Familja tre anëtareshe Stavileci ka një banesë në vlerë prej 100 mijë eurosh, një lokal në vlerë të 50 mijë eurove dhe dy vetura Opel Astro që vlejnë 33 mijë euro.
 
Ka aksione prej 6.6 për qind në kompaninë Bamb sh.p.k dhe është Kryetar i Bordit të Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina.
 
Stavileci si ministër merr pagë mujore prej 1 mijë e 109 eurosh, ndërsa bashkëshortja e saj që punonë në Postë Telekomin e Kosovës ka rrogë mujore më shumë se 1 mijë euro.
 
Pra kosovarët që duan të ndjekin modelin e ri të planifikimit familjar duhet të kenë pak a shumë këtë shumë të pasurisë. Por 60 për qind e kosovarëve janë të papunë dhe afro 30 për qind jetojnë në varfëri, kështu që kosovarët duhet të punojnë shumë nëse duan të arrijnë këtë siguri financiare për të lindur fëmijë.kohaislame
Artikulli paraprak"Hajde shkojm i rrehim Shkijet" pa pikë faji – Hoxhë Muharem Ismaili
Artikulli vijuesOrganizata Botërore e Shëndetësisë: Mos dëgjoni muzikë!