Pasqyra financiare e arkës komunale për të hyrat e planifikuara nga të hyrat vetjake për nëntë muajt e parë të këtij viti, tregon ngecje edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Për këtë vit komuna kishte planifikuar të hyra prej 1.7 milionë eurosh nga tatimi në pronë, por deri në fund të muajt shtator janë mbledhur pak më tepër se një milion euro. Krahasuar me përiudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë plotë 180 mijë euro mjete më pak të arkëtuara.
“Me planin e të hyrave të parapara për sivjet jemi shumë mbrapa dhe nuk kemi mundësi t’i realizojmë deri në fund të vitit. Vjet i kemi pasur 1.5 milionë euro të planifikuara dhe i kemi realizuar. Të njëjtën shumë synojmë që ta arrijmë deri në fund të vitit, por jo edhe shumën e planifikuar prej 1.7 milionë eurosh. Aktualisht janë arkëtuar pak mbi 1 milion euro të hyra”, tregon drejtori komunal i Financave, Jeton Abazaj, gjendjen aktuale dhe synimet që i ka deri në fund të vitit për realizimin e mjeteve nga tatimi në pronë, duke shtuar se për vitin e ardhshëm janë planifikuar 1 milionë e 600 mijë euro