BMW i8 me probleme në kontrollin e stabilitetit

Kompania BMW ka bërë përsëri thirrje për tërheqje të modeli i8, duke cituar një problem me sistemin e kontrollit të stabilitetit dinamik (DSC). Fushata është e kufizuar në vetëm 16 njësi në tregun e SHBA-së.

BMW ka marrë një lajmërim, në muajin nëntor të vitit të kaluar, nga furnizuesi i saj për një gabim të mundshëm gjatë procesit të prodhimit. Problemi është kufizimi i lëvizshmërisë së pistonëve hidraulikë, kështu duke ndikuar negativisht në performancën e DSC.

Kompania BMW fillimisht besoi se problemi hidraulik do të duhej të ishte identifikuar gjatë kontrolleve rutinë në fabrikë, megjithatë, një hetim dhe testet e vozitjes konfirmuan se defekti mund të jetë i pranishëm në versionin e prodhuar, transmeton Koha.net.

Teknikët e shërbimit janë udhëzuar për të inspektuar njësinë DSC hidraulike dhe të zëvendësojnë komponentin nëse është e nevojshme.

BMW pret që të tërheqë këto 16 i8-sha nga data 10 shkurt e këtij viti.

2

Artikulli paraprakAngela Martini në xhami!
Artikulli vijuesNjeriu mesatar fle 21 vjet, ndërsa 14 i kalon në punë