I ftohti që ka përfshirë Azinë Lindore ka shkaktuar më shumë se 50 të vdekur në Tajvan dhe bëhet me dije se 60 mijë turistë kanë mbetur të bllokuar në Korenë e Jugut.
Mediat vendase sqarojnë se personat kanë vdekur nga hipotermia dhe sëmundjet kardiake, pasi rënia e temperaturave ishte e menjëhershme.
Për shkak të dëborës së madhe është mbyllur aeroporti në ishullin Korean “Jeju” si dhe janë anuluar fluturimet. I ftohti ka goditur edhe Hong Kongun, Kinë Jugore dhe Japoninë.
Shumë prej atyre që vdiqën në Tajvan ishin të moshuar, të cilët jetonin kryesisht në zonat veriore si Taipei and Taoyuan dhe në qytetin jugor të Kaohsiung.