Megjithatë ajo sillet si superfuqi”, tha Volkan Bozkir në një vlerësim rreth propozimit të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, për themelimin e ushtrisë evropiane, gjatë një takimi me ambasadorin e Republikës Çeke në Turqi, Pavel Kafka.
Bozkir: Vetëm Turqia do të jepte 60 mijë trupa për ushtrinë evropiane
Ministri turk i Integrimit Evropian dhe negociatori kryesor i Ankarasë me Brukselin, Volkan Bozkir, bëri një vlerësim të propozimit për themelimin e ushtrisë së përbashkët për sigurinë e BE-së.
“Pa ushtri, është e pamundur të jesh superfuqi. Sot, BE-ja shfaq ende veçorinë e të qenit ende një fuqi e butë për shkak se nuk ka arritur dot prej një kohe të gjatë të formojë ushtrinë evropiane prej 60 mijë trupash.
“Nëse do të ishte anëtare e Bashkimit Evropian, Turqia do ta garantonte e vetme këtë ushtri me 60 mijë trupa. Kjo fushë është vetëm një nga përmasat, që do të ofronte një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-BE”, theksoi ministri Bozkir.kohaislame