Breiviku pranon burgun, por jo çmendinën

0
254

Avokatët e Anders Breivikut kanë thënë se vrasësi masiv nga Norvegjia nuk do të ankohet nëse dënohet me burg. Por, nëse e shpallin të çmendur, ai do ta kundërshtojë vendimin.

Gjykata e Oslos do të duhej që nesër ta sillte vendimin për rastin Breivik, ndërsa në fokus do të jetë vendimi për gjendjen e tij mendore. Pasi në mëngjes ka biseduar me Breivikun, avokati Geir Lippestad tha klienti i tij do të pranojë çfarëdo vendimi, pos atë për ta vendosur në ndonjë institucion psikiatrik.

Breiviku, i cili e quan veten një nacionalist militant, ka thënë gjatë gjykimit se dërgimi i tij në çmendinë do të ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë, për çka i ka akuzuar autoritetet norvegjeze se duan ta shpallin të çmendur me qëllim që të hedhin njolla në pikëpamjet e tij politike. /Telegrafi/kohaislame