Brutaliteti ndaj shqiptarëve nga huliganët maqedonas (FOTO)

Nëpër mediat dhe portalet e ndryshme janë shpërndarë edhe fotot e para nga protesta e dhunshme e veteranëve maqedonas të konfliktit të vitit 2001 dhe huliganëve maqedonas, që kanë ushtruar dhunë dhe brutalitet ndaj kalimtarëve shqiptarë të rastit nëpër Shkup.

Në foto shihen pamje nga huliganët maqedonas që sulmojnë të rinj shqiptarë në sheshin “Maqedonia” në afërsi të urës së Gurit në Shkup, si dhe një polic i përgjakur në fytyrë.

Protesta dhe dhuna ka shpërthyer menjëherë pas protestës së organizuar para Qeverisë së Maqedonisë, në shenjë proteste kundër emërimit të Talat Xhaferit, të njohur si ish-komandant Forina i UÇK-së në postin e ministrit të Mbrojtjes të Maqedonisë. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakE pabesueshme: Qeveria e Kosovës hesht për Maqedoninë
Artikulli vijuesKryengritësit sirian mohojnë se kanë marrë armë nga Kroacia