Burgosen 5 shqiptarë në Britani për rrëmbimin e një bashkëkombësi

Një gjykatë britanike ka dënuar 5 shqiptarë për rrëmbimin e një tjetër bashkëkombasi të tyre të moshës 19-vjeçare, i cili njihej me emrin Tony Kurt, në qytetin bregdtetar të Brightonit në prill të vitit të kaluar.

Saimir Nezaj do të dënohej me 11 vite e 6 muaj burg dhe Ilir Hasa me 8 vite heqje lirie, për rolin e tyre në rrëmbim. Ndërsa Redon Sadria do të vuajë në burgjet britanike 2 vite e 6 muaj burgim për zotërim kokaine dhe ekstazie. Nuk i ka shpëtuar burgut edhe Ardi Murataj, i cili ishte personi i rrëmbyer. Gjykata e dënoi atë me 2 vite e 6 muaj burg, pasi pranoi akuzat për mbajtje kokaine me qëllim shitjen, transmeton Top Channel.

Shqiptarët e rrëmbyen viktimën në mes të ditës, në qendër të qytetit, duke e futur atë me forcë në një makinë.

E tërë ngjarja ishte fiksuar nga kamerat me qark të shkurtër dhe Policia e Sussex, në Jug të Anglisë, në atë kohë e shqetësuar për identitetin dhe fatin e viktimës, ndërmori një fushatë të gjerë sensibilizimi në median britanike dhe ato shqiptare për identifikimin e rrëmbyesve dhe viktimës.

Ky i fundit kontaktoi pas disa ditësh policinë në Londër, për të konfirmuar se ishte mirë me shëndet. Më pas hetimet u zgjeruan dhe çuan në kapjen e autorëve.

Disa prej 5 shqiptarëve e kishin pranuar akuzën e konspiracionit për rrëmbim. Sipas shtypit britanik, si autorët e rrëmbimit, ashtu dhe viktima ishin kapur me lëndë narkotike dhe morën dënime edhe për posedim droge të klasit të parë, me qëllim shpërndarjen e saj.

Artikulli paraprakTradita shqiptare prezantohet midis Arabie
Artikulli vijuesTurqia paralajmëron Rusinë për pasoja