Çaj nga farat e shalqirit kundër gurëve në veshka

Çaji nga farat e shalqirit është një pije që ndihmon në largimin e gurëve në veshka.
Ky është një çaj i cili mund të konsumohet disa herë brenda ditës, pasi ai nuk ka efekte anësore.
Për të përgatitur këtë çaj është e rëndësishme që të keni këto përbërës kryesorë:
4 lugë fara të shalqirit dhe 2 litra ujë
Në fillim, imtësoni farat e shalqirit – një proces që mund ta realizoni përmes mullirit të kafesë – ato duhet të jenë të freskëta dhe jo të thata.
Në enë vendoseni ujin dhe shtoni farat e shalqirit. Kur uji të vlojë, pakësoni zjarrin dhe e lini edhe për 10 minuta. E lini të ftohet, sipas dëshirës mund t’i shtoni sheqer, limon. /albeu
 
Artikulli paraprakPas dështimit në referendum, edhe kreu i opozitës jep dorëheqje
Artikulli vijuesÇorbë me perime për iftar