Casillas mirëpret De Gean te Reali

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka mirëpritur interesimin e klubit të tij për David De Gean, duke thënë se “Mbretërit” duhet të nënshkruajnë me yllin e Manchester Unitedit.
 
Casillas është kritikuar shumë sezoneve të fundit për shkak të disa gabimeve dhe besohet se nënkampioni spanjoll është i gatshëm ta largojë kapitenin gjatë verës.
 
Por, pavarësisht se De Gea kërcënon pozitën e Casillasit në Madrid, ai beson se klubi duhet ta blejë sa më shpejtë 24-vjeçarin, që deri tani ka refuzuar kontratën e re me Unitedin.
 
“Sigurisht që dua ta shoh atë këtu”, ka thënë Casillas kur është pyetur nëse do ta mirëpriste De Gean.
 
Megjithatë, edhe pse De Gea është afër transferimit te Reali, Casillas thotë se nuk e ka ndërmend të largohet.
 
“Do të jem te Reali edhe për sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai.
 
Casillas është te Reali që 25 vjet dhe deri tani ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe pesë në La Liga./Koha
Artikulli paraprakMourinho mbetet në Premier Ligë pas largimit nga Chelsea
Artikulli vijuesObama nënshkruan Aktin e Rishikimit Bërthamor