Çdo moment është një lindje e re

Mësohuni që çdo moment ta konsideroni si një lindje e re plotësisht e ndarë nga momenti që kaloi dhe nga momenti që pason. Çdo moment është një ekzistencë e re, një botë e re ku do të jetojmë dhe do të vdesim.

Problemi ynë është se jemi bërë rob të momenteve që kanë kaluar, jemi bërë rob të botëve që tanimë kanë kaluar.

Mirëpo, në realitet, më shumë se një mijë herë në ditë, ne lindim.

Megjithatë, shumë prej nesh zgjedhin të vdesin para vdekjes së vërtetë.

Harrojmë se çdo lindje është një shans të fillojmë nga fillimi dhe të vazhdojmë më tej. Çdo lindje është një shans të përparojmë, të shërohemi, të rritemi dhe të bëhemi më ndryshe, të bëhemi më të mirë. Çdo moment i ri na thërret në transformim, rinovim dhe kthim. Na thërret në pendim…

Autor: Jasmin Mogahed

Përktheu: A. D. Islampress

Artikulli paraprakMë shpëto nga kjo stuhi
Artikulli vijuesShkencëtarja e njohur gjermane: Zoti e krijoi universin