Çështja e djalit të Gaddafit në Hagë

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mbaji ditën e martë seancën e parë dëgjimore, ndaj një prej djemve të ish-diktarorit të Libisë, kolonelit Saif al-Islam.

Ai akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës ndaj kryengritësve që rrëzuan dhe ekzekutuan babain e tij një vit më parë.

I arrestuar në tentativë për t’u larguar nga vendi, Libia ka konfirmuar se al-Islam do të gjykohet në vend.

Megjithatë, avokatët e tij mbrojtës pretendojnë se në Libi ai nuk mund të marrë një gjykim të ndershëm, duke kërkuar ekstradimin në Hagë, ku ndryshe nga vendi Libia, ai nuk mund të dënohet me dënim me vdekje.

Gjykata e Hagës ka autoritetin që t’i urdhërojë autoriteteve libiane ekstradimin e al-Islamit, nëse shqetësimi i avokatëve mbrojtës do të konsiderohet i bazuar./tch/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli shpall zgjedhje të parakohshme
Artikulli vijuesPakistan: Raportohet për 5 të vrarë nga sulmi me raketë