“ÇËSHTJA E GRUAS” PROBLEM QË NUK EKZISTON

 

Nuk njihet në historinë e muslimanëve gjatë gjithë historisë së këtij umeti problemi me emrin “çështja e gruas”, qoftë kjo në kohët e lavdisë dhe krenarisë së tij, apo dobësisë dhe thyerjes. Por kur Perëndimi dhe zëdhënësit e tyre i përcollën sëmundjet dhe dhimbjet e tyre tek të gjithë popujt, -bashkë me ta dhe muslimanët-, u shfaq ajo që njihet me emrin “çështja e gruas” duke trumbetuar për emancipimin (lirimin) e saj në shumicën e bashkësive islame me kuptimin laik dhe perëndimor të emancipimit.

 

Ndaj në lidhje me këtë do të sqarojmë këtu disa baza të Sheriatit, të cilat janë gjykuese në lidhje me këtë çështje:

  1. 1.Gruaja është njëra pjesë e racës njerëzore. Allahu thotë: “Dhe Aiështë që krijon palët: mashkullin dhe femrën,…”[1][2][3][5][6]

Ka dashur Krijuesi me Urtësinë e Tij që burri të mos jetë si gruaja në cilësinë e krijimit, cilësi dhe ndërtim, kështu që si pasojë e këtij ndryshimi në krijim, ndodh edhe ndryshimi në forcën dhe aftësitë trupore, ndjeshmëri dhe dëshira. Allahu i Madhëruar thotë për burrin: “…dhe djali nuk është si vajza”[7]. Ndërsa për gruan ka thënë: (A duan ata për Allahun) një krijesë e cila rritet në zbukurime (duke veshur mëndafsh e stoli ari, d.m.th. femra) dhe e cila në ndonjë mosmarrëveshje nuk mund ta mbulojë vetveten, edhe po të jetë e pastër?”[8]

Në këtë mënyrë si shkak i këtij ndryshimi në krijimin mes dy gjinive janë të varura një sërë dispozitash dhe ky ndryshim ka shkaktuar –me urtësinë e plotë të Allahut, të Gjithëditurit, të Gjithëinformuarit-, dallueshmëri mes tyre në disa dispozita të Sheriatit, si dhe në funksionet dhe detyrat, të cilat i përshtaten cilësive të çdonjërit prej tyre. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Padyshim që i Tij është Krijimi dhe Komandimi. I Shenjtëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu, Zoti i të gjithë botëve.”[9]  Kështu që ajo është dëshira ekzistuese dhe përcaktuese e Allahut në krijim dhe ekzistencë dhe kjo është dëshira e Tij legjislative dhe ligjvënëse në çështjen e dispozitave dhe të drejtimit. Ndaj mund të themi se janë takuar dy dëshirat në çështjet e burrit dhe gruas, në lidhje me dobitë krijuese, ndërtimin e universit dhe rregullsinë e jetës së individit dhe shoqërisë.

  1. 2.Janë vendosur si pasojë e këtij realiteti, dispozita tërësore të Sheriatit, të cilat janë po aq të pandryshueshme sa pandryshueshmëria e këtij realiteti, prej tyre janë: dispozitat e familjes. Në Islam, familja është bashkimi i ndërtimit të shoqërisë, mbi forcën dhe bashkimin e saj është i ndërtuar sigurimi dhe mirëqenia e shoqërisë.

Familja në Islam synon plotësimin e qëllimeve të saj duke shkëmbyer qetësinë, mëshirën dhe dashurinë mes pjesëtarëve të saj. I Lartësuari thotë: “Dhe nga Treguesit e Tij është se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri e mëshirë.”[10]

Kështu gruaja ka rolin kryesor në forcimin e familjes dhe lidhjen e saj, ndaj çdo çrregullim që vjen nga gruaja në kryerjen e rolit të saj ndaj familjes, reflektohet një gjë e tillë negativisht tek pjesëtarët e tjerë të familjes. Shoqëria e shëndoshë qëndron e palëkundur në përplasjen me marrëzitë e injorancës bashkëkohore, të cilat e nënvleftësojnë rolin e gruas në familje, apo rëndësinë e përgjegjësisë që ajo ka kundrejt saj, e cila është puna më e vlefshme që mund të kryejë gruaja në shërbim të interesit të familjes dhe të shoqërisë.

Sikurse në të kundërt, burrit i kërkohet që të përballojë vështirësitë e kujdestarisë, detyrë kjo të cilën ia ka ngarkuar Sheriati i nderuar. I Lartësuari thotë:“Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, e edhe sepse ata shpenzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës.” Nisa, 34. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Dhe ato kanë të drejta (mbi burrat e tyre për shpenzimet, për jetesën, për pasurinë) të barabarta (me të drejtat e burrave) mbi ta në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë më tepër mbi to.”[11]

Kujdestaria në këtë kontekst, d.m.th: drejtimi i një shoqërie të vogël –familja-, me të cilën është nderuar burri duke mos qenë i komanduar apo i shtypur për diçka të tillë, sikurse një gjë e tillë është edhe në dobinë e gruas, shtëpisë dhe familjes, sepse përgjegjësia e shpenzimit për të, kërkimi i furnizimit dhe ruajtja e kujdesi janë detyrë për burrin, ndaj dhe ai meriton bindjen, e cila është nga veçoritë e drejtuesit, duke e ditur se kjo bindje është në të mira dhe nuk është e përgjithshme, sikurse ka thënë Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem): “Vërtet bindja është në të mira.”[12]

  1. 3.Burri është i detyruar të shpenzojë për gruan dhe ky shpenzim është e drejtë e gruas dhe pjesë e përcaktuar në pasurinë e tij. Kështu që nuk lejohet anashkalimi dhe lënia e saj, kur njeriu është i mundshëm ta bëjë diçka të tillë. Allahu thotë: “I pasuri le të shpenzojë sipas pasurisë së tij dhe ai, burimet e të cilit janë të kufizuara, le të shpenzojë sipas asaj që atij i ka dhënë Allahu. Allahu nuk rëndon kënd përmbi atë që Ai i ka dhënë atij. Allahu do të sigurojë pas vështirësisë, lehtësi.”[13]
  2. 4.Marrëdhëniet midis burrit dhe gruas në shoqërinë islame dhe brenda familjes ndërtohen në bazën e plotësimit mes funksioneve të tyre –ose siç quhet ndryshe plotësimi funksional-, nga qëllimet e të cilit është: gjetja e qetësisë dhe e prehjes për burrin dhe dashurisë e mëshirës mes tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nga Treguesit e Tij është se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën(gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri e mëshirë.”[14]

Duke u nisur nga ky aspekt Sheriati e ka caktuar sferën e veprimtarisë së burrit në këtë jetë dhe karakteret e saj, sikurse e ka caktuar dhe sferën e veprimtarisë së gruas, bazën dhe karakteret e saj, kështu që e gjen atë të përshtatshëm në atë mënyrë që e pranojnë mendjet e shëndosha dhe natyrshmëria e pastër, gjë me të cilën ndodh plotësimi, ekuilibri dhe siguria shoqërore duke mos bartur askush prej tyre më tepër se sa i takon, gjë kjo që përkon me natyrën dhe zakonet.

Ndaj dhe konsiderohet padrejtësi dhe krim që gruaja të bartë barrën e burrit duke mos pasur nevoja personale apo shoqërore, sepse një gjë e tillë pasqyron agresion ndaj drejtësisë në të drejtat dhe detyrat e tyre, sikurse në të njëjtën kohë pasqyron dhe agresionin ndaj dinjitetit të gruas dhe femërores së saj.

  1. 5.Qartësia në caktimin e rolit të gruas në jetë, sigurisht që të
    orienton për arsimimin e saj, ndaj dhe theksojmë këtu, se arsimimi është detyrë e caktuar nga Sheriati, në ato çështje me të cilat nuk mund të plotësohet adhurimi i Allahut përveçse me to, si njohja e bazave të besimit, llojet e adhurimeve etj. Kjo është një sferë ku gruaja dhe burri janë të njëjtë. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kërkimi i dijes është detyrë për çdo musliman.”
    [15]
  2. 6.Sheriati Islam –duke u përshtatur me natyrshmërinë dhe duke ruajtur drejtësinë- ka ruajtur për gruan disa të drejta shoqërore, rëndësia e të cilave ka epërsi shumë më të madhe, se të drejtat që përmban “karta e të drejtave të njeriut” e caktuar nga Kombet e Bashkuara, e cila është e ndërtuar mbi barazinë dhe ngjashmërinë. Por injoranca bashkëkohore tregohet indiferente nga këto të drejta dhe nuk i vë rëndësi atyre. Prej këtyre mund të përmendim:

E drejta e gruas në martesë sipas Sheriatit Islam, e drejta e saj për të qenë nënë dhe e drejta e saj që të ketë një shtëpi ku të jetë edukatore, e cila është mbretëria e vogël e saj, në atë mënyrë që i mundëson asaj kryerjen e detyrave, të cilat janë normale dhe që i përshtaten natyrshmërisë së saj. Ndaj çdo ligj, i cili shmang mundësitë e gruas për martesë, konsiderohet shkelje e të drejtave të saj dhe padrejtësi për të.

Gruaja -në Sheriatin Islam- ka të drejtë në zgjedhjen e bashkëshortit të saj, brenda kufijve të thënies së Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem: “Nëse ju vjen dikush që jeni të kënaqur për fenë dhe moralin e tij, atëherë martojeni…”[16] Sikurse në të njëjtën kohë ajo gëzon të drejtën që të mos qëndrojë me të –nëse jeta bashkëshortore nuk ecën ashtu siç duhet-. Tekstet që përcaktojnë një gjë të tillë janë të shumtë, të qartë dhe është detyrë kthimi tek ato në raste mosmarrëveshje dhe në dhënien e gjykimit rreth dispozitave të tilla.

  1. 7.Ndershmëria dhe ruajtja e saj është nga bazat tërësore të Sheriatit, e cila ka ardhur për ruajtjen e pesë gjërave të domosdoshme, në konsiderimin e të cilave ka një pajtueshmëri të plotë dhe tek të cilat kthehen të gjitha dispozitat e Sheriatit, dhe këto janë: ruajtja e fesë, jetës, nderit, logjikës (mendjes) dhe ruajtja e pasurisë. Çdo cenim që i bëhet principit të nderit, sigurisht që është luftë ndaj Sheriatit dhe bazave të tij, njëkohësisht dhe shkelje e të drejtave të gruas, të burrit, familjes dhe të gjithë shoqërisë, sikurse në të njëjtën kohë është dhe përhapje e poshtërsive mes besimtarëve. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Sigurisht ata që duan që marrëdhëniet e paligjshme imorale të përhapen mes besimtarëve, do të kenë dënim të dhimbshëm në këtë botë dhe në Botën e Pastajme dhe Allahu di atë që ju nuk e dini.”[17]

Duke u nisur nga kjo, I Urti dhe I Gjithëinformuari vendosi dispozita për ruajtjen e këtij principi, kështu që urdhëroi për martesën dhe i dha rëndësi të madhe asaj, sikurse e konsideroi aktin e saj një besë të fortë, ku thotë në fjalën e Tij: “…dhe në të njëjtën kohë ato kanë marrë prej jush besë të fortë e të shenjtë?”[18]

Po ashtu për të ruajtur nëpërkëmbjen dhe shkeljen e këtij principi, ndaloi imoralitetin për të dyja gjinitë –si për burrat dhe gratë njësoj- dhe e konsideroi një gjë të tillë, si ligësi dhe poshtërsi: “Dhe mos iu afroni marrëdhënieve të paligjshme (zinasë). Padyshim që ajo është ligësi (kalim i kufijve, poshtërsi) dhe rrugë e keqe.”[19]  Gjithashtu i mbylli rrugët, të cilat të afrojnë drejt saj, si vetmia mes dy gjinive, përzierjen e burrave me gratë, lajkatimin në fjalë nga ana e gruas, si dhe u përqendrua në ndalimin rreth dëshirave për përhapjen e paturpësive në mesin e muslimanëve, duke urdhëruar kështu dispozitat e mbulesës për gruan dhe uljen e shikimit. Për po të njëjtin shkak, gjithashtu vendosi sanksione për ata që e cenojnë këtë princip, duke vendosur dënimin për imoralitetin, dënimin mbi shpifjen, etj., e gjithë kjo për të ruajtur virtytet dhe për rritur kujdesin ndaj nderit.

  1. 8.Mbulesa e gruas konsiderohet një prej mbrojtësve bazë, të cilat e ruajnë virtytin, nderin dhe turpin, po ashtu pengon dhe përhapjen e poshtërsive, dhe nga ana tjetër ajo është shenjë e krenarisë me dispozitat e Sheriatit, si dhe realizim i nderit të gruas, burrit dhe i të gjithë shoqërisë. Mbulesa nuk është diçka vullnetare, për të mos me
    nduar se ajo është thjesht një simbol në të cilën gruaja mund të zgjedhë mes vendosjes apo jo të saj, por ajo është detyrë që Allahu ka vendosur për gratë; në mënyrë që t’i mbrojë ato dhe si shenjë për ndershmërinë e tyre, njësoj si shembujt e tyre prej nënave të besimtarëve, duke mos u lënë kështu vend dhe shans të prishurve dhe të pamoralshmëve, që të prekin nderin e tyre, sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar:
    (mbulesën)e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë, që ato të mund të dallohen(si gra të ndershme), që të mos i shqetësojë (e ngacmojë)askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.”
    [20]

Në kohët tona ka filluar një luftë e qartë kundër mbulesës, nga armiqtë e kësaj Feje, si dhe nga ata që janë imoralë dhe duan që të bëjnë pazarllëqe e tregti me to -qofshin këta edhe prej muslimanëve të dobët-. Ndoshta kjo luftë ndonjëherë fshihet duke e pranuar mbulesën si të drejtë, duke shëmtuar realitetin e saj dhe konsiderimin e saj thjesht si një traditë, por trashëgimia (tradita) mund të evoluojë dhe reduktohet, gjë e cila më pas çon edhe në anulimin e qëllimeve të saj.

Ne kur të jemi në gjendje të kuptojmë rëndësinë e mbulesës dhe vlerat e saj, sigurisht që do të na largohet habia e kësaj lufte të ashpër ndaj mbulesës. Perëndimi –p.sh.- ka filluar që ta ngushtojë dhe ta kufizojë shumë konceptin e mbulesës, gjë të cilën nuk e bën me asnjë lloj veshje tjetër, e çdo lloj feje apo sekti tjetër, qoftë dhe pamjet e shembujt e mos dhënies së të drejtave të grave të mbuluara, qofshin këto kushtetuese apo në praktikën e përditshme, janë të qarta për të gjithë ata që e ndjekin këtë çështje, qoftë kjo në Perëndim –i cili pretendon se nga bazat e tij është mbrojtja dhe ruajtja e të drejtave individuale-, apo në disa shtete të botës islame, të cilat kanë adoptuar laicizmin si kushtetutë të tyre.

Islami me këto dispozita ka parë dobinë e të gjithë shoqërisë në përgjithësi, por në veçanti të gruas për ta vendosur atë në vendin që i takon.

 

(Shkëputur nga libri i autorit me titull: “Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në Islam”)

 

 

Përktheu dhe përshtati: Bledar Haxhiu



[1] Nexhm, 45.

[2] Nisa, 1.

[3] Nahl, 97.

[4] Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

[5] Huxhurat, 13.  

[6]Ali Imran, 195.

[7] Ali Imran, 36.

[8] Zuhruf, 18.

[9] Araf, 54.

[10] Rrum, 21..

[11] Bekare, 228.

[12] Buhariu dhe Muslimi.

[13] Talak, 7.

[14] Rrum, 21.

[15] Ibnu Maxhe.

[16] Ibnu Maxhe.

[17] Nur, 19.

[18] Nisa, 21.

[19] Isra, 32.

[20] Ahzab, 59.

albislam.com

 

Artikulli paraprakPara se ta vlerësosh tjetrin…
Artikulli vijuesNATËN KUR HËNA MUNGOI