Çfarë duhet të di para se të instaloj Windows 8?

Nëse tanimë jeni duke pritur sistemin Operativ Windows 8 nga Microsoft dhe dëshironi që te dini se cilat duhet të jenë specifikat teknike të kompjuterit (PC, Laptop, tabletë) tuaj atëherë ja ku e gjeni përgjigjen:

Windows 8 kërkesat minimale:

Procesori – 1GHz apo më i shpejtë
RAM – 1GB (32bit) apo 2GB (64bit)
Hard disk hapsirë – 16GB (32bit) apo 20GB (64bit)
Kartela Grafike – që mbështet Microsoft DirectX 9 apo më të lartë
Windows 8 kërkesat shtesë:

Për të përdorur sistemin “touch” duhet të keni një ekran që mbështet platformën “multi-touch” apo një kompjuter të llojit Tablet.

Për tu qasë në dyqanin virtual “Windows Store” dhe për të shkarkuar aplikacione, patjetër ju duhet të jeni të kyçur në internet dhe të keni rezolucionin së paku 1366 x 768 pikselë .

Për ti hap aplikacionet e instaluara po ashtu duhet të keni së paku këtë rezolucion 1366 x 768 pikselë.

Nëse bëni upgrade nga Windows 7 apo Vista kompjuteri juaj tashme përmban se paku te gjitha kërkesat e cekura me lartë por nëse bleni një kompjuter (PC, Laptop, tabletë) te ri atëherë këto janë gjerat qe duhet ti keni parasysh.

Më poshtë janë te cekura çmimet e vetme zyrtare të publikuara deri më tani nga Microsoft:

Nëse bëjmë “upgrade” sistemin operativ nga ndonjë version me i vjetër si (XP, Vista, apo Win7) i licencuar në Windows 8 çmimi do të jetë 40$ apo rreth 33€.
Nëse bëjmë “upgrade” ndonjë pajisje kompjuterike të re e cila është blerë pas 2 Qershorit 2012 dhe e cila përmban sistemin operativ Windows 7 të licencuar atëherë çmimi do të kushtoj vetëm 15$ apo 12€.
Për ju që tashmë jeni të interesuar për ta parë dhe testuar sistemin operativ Windows8 dhe nuk e keni bërë një gjë të tillë deri më tani, atëherë klikoni në këtë link “Microsoft Download” për ta shkarkuar versionin Preview(Beta) testues për konsumatorët ne mënyrë qe ta shihni se si funksionon ky sistem operativ ne pajisjen momentale qe tashme e dispononi. |ameble|

Artikulli paraprakHistoria e Domain-it dhe disa fakte interesante
Artikulli vijuesParaja, shëndeti dhe duhani