Çfarë është inflacioni

Çfarë është inflacioni?

Me termën inflacion përcaktohet rritja e çmimeve bazë të konsumit dhe shërbimeve,ose anasjelltas shkalla e rënies së fuqisë blerëse të konsumatorit.Më thjesht do ta përcaktonim që është një masë që tregon se sa njësi të mallrave/shërbimeve mund të blihet nga një konsumator me një euro.Për shembull, në qoftë se ne mund të blejmë dy litra qumësht me 2 euro,efekti i inflacionit prej 2% në çmim çon rritjen e çmimit të produktit me 4 cent, në 2.04 euro.

Shkaku kryesor i rritjes të inflacionit në një ekonomi,është rritja e ofertës së parasë,por që nuk shoqërohet me një rritje të aseteve të vendit.

Shumica e ekonomistëve bien dakord se,një rritje vjetore fikse e çmimeve në nivelin 2-3% në një ekonomi,mund të jetë e dobishme për ekonominë.

Si matet inflacioni?

Inflacioni matet duke përdorur dy treguesit kryesorë, ndeksi i çmimeve të konsumit (Consumer Price Index-CPI) dhe indeksi i çmimeve të prodhimit (Producer Price Index-PPI). Indeksi CPI mat koston e grupit të mallrave dhe shërbimeve vitale për konsumatorët dhe është konsideruar si niveli i fundit matës i inflacionit në një ekonomi.

Në përgjithësi,sa më shumë rritet indeksi CPI,aq më shumë rritet inflacioni.Indeksi i çmimeve të konsumit nuk përfshin produkte dhe shërbimeve që kanë luhatshmëri të lartë, pasi ndryshimet e çmimeve në këto produkte nuk pasqyrojnë ndryshimin e inflacionit.

Ndërsa PPI mat shpenzimet e bëra për transaksionet midis kompanive për mallra dhe shërbime. Matja e inflacionit në bazë të PPI është në thelb një proces I kundërt me matjen e rritjeve të çmimeve me indeksin CPI.

“Cili është ndikimi i inflacionit në tregun e këmbimeve valutore”?

Përveç rritjes së ofertës së parasë, inflacioni ka tendencë të rritet kur mbizotërojnë norma të ulëta të interesit në një ekonomi. Oferta e lartë e parasë për shkak të normave të ulëta të interesit rrit çmimet e mallrave , si rezultat rritet dhe iflacioni.

Për këtë arsye vërejmë këtë dukuri në vendet me infalcion të lartë të rriten normat e interesit nga bankat qendrore dhe në vëndet me inflacion të ulët të ulen normat e interesit.

Shembulli i fundit dhe më karakteristik është ulja e normave të interesit bazë nga Banka Qendrore Evropiane në zero , pasi Eurozona ka kaluar në fenomenin e defalcionit. Kur normat e interesit janë të larta në një ekonomi mund të tërheqin investitorët që kërkojnë të përfitojnë nga depozitat e tyre në monedhën vendase, ndërkohë që normat e ulëta të interesit mund të shtyjnë investitorët për të këmbyer monedhën vëndase në një tjetër që pritet të ofrojë perspektivë më të mirë në këmbim.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme klima ekonomike në një ekonomi të jetë e mirë, të karakterizohet me stabilitet dhe të mbizotërojë perspektiva e rritjes të ekonomisë.

Nëse ka rritje të dobët të ekonimsë apo recesion, rritja e inflacionit mund të ketë pasoja shumë negative për ekonominë, pasi ajo mund të çojë në kushte stagflacioni. Ky fenomen është vërejtur në Greqi në krizën e fundit në vend. Kjo është arsyeja pse investitorët informohen me lajmet ekonomike në një përpjekje për të kuptuar nëse inflacioni ka qenë i ulët ose më I lartë se sa pritej.

Por ne duhet të kujtojmë se normat e interesit të publikuara nga bankat qendrore zakonisht korrespondojnë me çmimet nominale, ndërsa tregjet gjithmonë monitorojnë çmimet reale për të pasur një pasqyrë më të qartë që të marrin vendime të arsyeshme për investimet e tyre.

Arsyeja është e thjeshtë, inflacioni i lartë mund të devijojë një investitor potencial, sepse ajo mund të uli nivelin e normave nominale të interesit, kur matet në terma realë.

Për më tepër, një komponent shumë i rëndësishëm për të bërë nje investim të saktë, është që të ketë informacion të saktë dhe në kohë reale për qëllimet e bankave qendrore,për sentimentin në ekonomi dhe për qëllimet për normat e interesit.

Pra, kur ne lexojmë një artikull ku thuhet se “banka qendrore kërkon të luftojë inflacionin,” ne duhet të presim një rritje të normës të interesit, ndërsa kur banka qendrore do të krijojë kushte infalcioni në treg do të duhet të presim ulje të normave të interesit.

Me pak fjalë, në një ekonomi që lulëzon dhe zhvillohet në një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm, rritja e inflacionit shtyn normat e interesit lartë e cila favorizon investimet në monedhën vendase. Në të kundërt, në kushte të pafavorshme ekonomike me rritje të ulët ose në prani të recesionit, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mënyrën se si investojmë .

Artikulli paraprakÇfarë është analiza themelore
Artikulli vijuesOBI shpall Jerusalemin kryeqytet të Palestinës