OBI shpall Jerusalemin kryeqytet të Palestinës

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka shpallur Jerusalemin Lindor për kryeqytet të Palestinës.

Ata e kanë cilësuar veprimin e SHBA-së si të rrezikshëm dhe kanë ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të ndjek rrugën e tyre jo të Amerikës, shkruan Reuters, përcjellë kumti.

Në samitin e mbajtur në Turqi një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump shpalli Jerusalemin së kryeqytet të Izraelit, grupi i liderëve myslimanë këtë të mërkurë kanë ftuar të gjitha vendet që ta njohin Shtetin e Palestinës dhe Jerusalemin Lindor për kryeqytet të saj.

Në një njoftim të OIC, thuhet se 57 vendet anëtare mbeten të përkushtuara për paqe gjithëpërfshirëse të bazuar në zgjidhje për dy shtetet.

Artikulli paraprakÇfarë është inflacioni
Artikulli vijuesLëvizje tektonike brenda Vetëvendosjes