ÇFARË ËSHTË LUMTURIA?

Për disa lumturia paraqet suksesin dhe arritjet. Kënaqësia të cilën e ndieni derisa kryeni ndonjë obligim të rëndë dhe arritja e suksesit pas më tepër tentimeve. Të tjerët lumturinë e barazojnë me dashurinë, ndjenjën e kujdesit dhe lidhshmërisë. Ndërsa, disa e konsiderojnë evitimin e një situate të rëndë. Të gjitha këto paraqesin rrethana dhe gëzim, dhe duhet të jenë të tilla. Megjithatë, ekziston edhe një lloj lumturie të cilën secili prej nesh e dëshiron – lumturia që vjen me përfundimin, kënaqësinë supreme.

Të gjitha llojet e lumturisë dhe kërkimet pas saj në të vërtetë janë përpjekje për diçka më të thellë; kur ne themi se ne duam të jemi të lumtur, në realitet ne duam të jemi të kënaqur. Të kënaqur me atë që jemi, si dukemi, me mënyrën e të folurit tonë, miqtë tanë dhe reputacionin tonë.

Shpesh herë në tentimet tona që t’i arrijmë këto gjëra ne vrapojmë pas gjërave të cilat shpesh humbin vlerën apo diçka për të cilën më vonë pendohemi. Atëherë kur qëllimet tona vijnë në konflikt me atë që na ofron jeta, dëshpërohemi, ndjejmë që lumturia pas së cilës vrapojmë është vetëm iluzion dhe mendojmë se gjithçka veprojmë është gabim. Atëherë kur duket se gjithçka po komplikohet dhe është kundër nesh, heqja dorë na duket mënyrë më e lehtë. Atëherë kur pritshmëritë tona janë të mëdha, ne shpesh herë vendosim të ngremë duart nga gjithçka. Ky është shkaku përse fillohet me lëndë narkotike – me qëllim të vënies në gjumë të dhimbjeve të shkaktuara, pa marrë parasysh a është dhimbje të cilën e kemi shkaktuar vet apo na kanë shkaktuar të tjerët. Vetë-keqardhja është droga më problematike, më problematike se marihuana apo kokaina.

Vetë-keqardhja lind kur ne besojmë se problemet tona janë për shkak se ne kemi ndonjë problem të lindur, që nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Është e lehtë të besosh se jeni destinuar në dështim. Kjo padyshim është më shumë se marrja e përgjegjësisë dhe njëqind herë më e lehtë se të bëheni instrument i ndryshimit.

Por, është e vërtetë se Allahu nuk krijon i mossukseset. Ai krijoi këtë univers ku gjithçka përkon me ligjet shkencore, asgjë nuk është e rastësishme dhe çdo gjë ka qëllimin e vet. Ndoshta zemëroheni me Allahun e Madhëruar, dhe besoni se Ai ju ka caktuar një jetë të rëndë dhe se Ai është shkaku i vështirësive tuaja. Shpesh herë vështirësitë dhe të pakëndshmet që na qëllojnë na duken se nuk janë për shkak të gabimeve personale (ose pakti ashtu mendojmë), ashtu që e fajësojmë Atë për gjendjen tonë.

Çdokush nga ne ka çaste të rënda në jetën e vete. Vdekjet, abuzimet, varfëria, dëshpërimet etj. janë vetëm disa nga ato. Nganjëherë është e rëndë që të shpresojmë, dhe mandej luftojmë që të mbetemi pozitiv. Nganjëherë, ndjejmë se jemi të braktisur, të lënë pas dore. Mendojmë se askujt nuk i intereson gjendja jonë. Kjo na shkatërron aq shumë, sa që mbushemi plotë urrejtje, por dhimbja nuk përfundon këtu, ajo gjithmonë kërcënon të na pushtoj. Vrima e zezë do të vazhdojë të ekzistojë nëse nuk gjejmë një mënyrë për ta evituar atë. Por këtë assesi nuk mund ta bëjmë vetëm.

Unë nuk e di se si e shikoni paracaktimin, por për mua, kjo do të thotë se disa gjëra ndodhin në një periudhë të caktuar të jetës, pavarësisht nëse ato janë të rënda apo të gëzueshme. Të gjitha ngjarjet janë caktuar për ne për tri arsye, secila prej të cilave është e fokusuar në dobinë tonë.

E para, ato janë manifestim i të vërtetës se jeta është një sprovë. Përmes sprovave ju duhet të përballeni me probleme dhe pengesa të cilat duhet të kapërcehen, dhe sa më i madh të jetë shpërblimi, aq më e madhe është sprova. Sprovat ndajnë të fortit nga të dobëtit, dhe mundësojnë të tregoni nga çfarë jeni përbërë. Mënyra se si ne reagojmë ndaj sprovave të cilat na dërgoi Ai në jetën tonë, na bën të numërohemi në njerëz zë suksesshëm apo pasuksesshëm. Mbani mend, Allahu është Ai që krijoi pengesat; ndërsa e juaja është a do të uleni dhe qani dhe vetë-ankoheni, apo do të çoheni dhe shfrytëzoni situatën. Allahu i Gjithëmëshirshëm, ju sprovoi meqë Ai e dinte që keni mundësinë e kapërcimit. A do t’i shfrytëzoni aftësitë personale ose do të lejoni të shkatërrohen brenda jush?

E dyta, gjërat e këqija na ndodhin që të na ruajnë nga gjërat akoma më të këqija. Për shembull, njeriu planifikon të shkojë ta viziton për bajram nënën e cila jeton diku larg. Bleu biletën e aeroplanit, e vendosi në xhep të pantallonave dhe shkon të flejë. Mëngjesin e ardhshëm zgjohet, vesh pantallonat dhe shkon në aeroport. Sapo arrin, krejt i emocionuar nuk mund ta gjejë biletën. Fillon të mendoj mos ka ndërruar pantallonat. Më në fund kthehet në shtëpi i zhgënjyer që i iku fluturimi.

Tani mund të ulet dhe të filloj ta fajësojë veten apo Zotin për këtë fatkeqësi. Fillon të mendoj se Zoti është i padrejtë, edhe pse ky dëshironte t’i ndihmojë nënës? Por me të zgjuar të nesërmen në mëngjes kupton se aeroplani është përplasur në mes të rrugës.
Shpesh kjo nuk është e qartë, por principi është i njëjti. Vetëm shkaku pse nuk kuptojmë diçka, nuk domethënë që diçka nuk ka kuptim.

Allahu i Madhëruar shikon gjithçka nga gjithëdituria e Tij, ndërsa ne shohim vetëm nga prizma e gjërave që janë para neve. Mundoheni të mendoni rreth gjërave të cilat ju ndodhin dhe bënie shprehi shpresën. Fakti që do të jeni pozitiv, nuk do të ndërroj atë që ndodh rreth jush, por do t’ju bëjë një personalitet më të fortë dhe më të lumtur. Mos harroni të bëheni të durueshëm, sepse shpesh herë gjërat bëhen më të qarta në fund të tregimit.

E treta, shkaku i ndodhive të këqija janë vazhdimi i shkakut të parë, por për mua më e dashura, që më jep më së tepërmi shpresë. Me fjalë të tjera, Allahu i Madhërishëm na vë para situatave të rënda që ti rikthehemi Atij. Si manifestohet keqardhja e Tij pasi që ne të kemi bredhur nëpër Tokë?

Në natyrën njerëzore është që t’i rikthehemi fuqisë mbinatyrore kur të jemi të shqetësuar, prandaj ekziston thënia se nuk ekziston asnjë ateist sepse edhe ata i drejtohen Atij kur të jenë në situatë pa rrugëdalje. Ne injorojmë Allahun në jetën e përditshme dhe themi që gjithçka posedojmë është rezultat i inteligjencës personale. Mandej e fajësojmë Allahun për të gjitha fatkeqësitë, kjo është krejtësisht e padrejtë. Jeta më e qetë arrihet me nënshtrimin Allahut, ndërsa kjo deklaratë nuk duhet bazuar në besim të verbër. Prodhuesi e di më së miri si funksionon prodhimi i tij. Ne njerëzit, krijesat me sistem gjenial, që nuk mund të krahasohemi me asnjë të arritur në teknologji – gjithashtu kemi Prodhuesin tonë, i Cili dërgoi instruktorin, të Dërguarin alejhis-selatu ue-selam me udhëzimin e përdorimit , Kur’anin. Për më tepër, Kur’ani nuk është vetëm udhëzim për përdorim, por Letër nga Allahu i cili na dërgoi me zgjidhjen e çdo problemi, ilaç të çdo sëmundjeje, dritë të çdo errësire. Përmes vështirësive Allahu na thërret t’i rikthehemi asaj që është më e dobishme për ne.

Lumturia e vërtetë vjen nga drita – drita shpirtërore që përshkon shpirtrat tona dhe na shkëlqen rrugët përmes maleve të pasigurta dhe dyshimeve në veten tonë. Nëse lumturinë nuk e shihni ndryshe pos lirim hormonesh në sistemin e qarkullimit të gjakut, ndërsa njerëzit i shihni si makina të cilat luajnë rolin e shfaqjes pa qëllim, atëherë për ju lumturia do të jetë një gjë e paarritshme. Por ata që janë të gatshëm të kenë shpresë dhe të mos heqin dorë për shkak të paragjykimeve dhe dembelisë, ata pa dyshim do ta gjejnë lumturinë tek Allahu i Madhëruar.
E tëra që duhet bërë është të Lexoni.

Autor: Rubab Shahid

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprakKurani është çelësi për çdo dry
Artikulli vijuesDonald Lu-Sekretarit të shtetit amerikan: Këta turkun do ta binin vërdallë 40 herë