Charles Saint-Prot: “Islami është mundësia e fundit për njerëzimin

Charles Saint-Prot: “Islami është mundësia e fundit për njerëzimin

Krahas elitës akademike perëndimore, mendimtari francez Charles Saint, njëkohësisht profesor i shkencave juridike në Universitetin Sarbone, ka një qëndrim më ndryshe ndaj Islamit. Në intervistën e dhënë burimeve të timeturk.com ai mbron selefizmin dhe mendon se Islami është zgjidhje e vetme për degradimin moral të shoqërisë perëndimore.

Charles Prot botoi një libër në Francë me titull “Islami: E ardhmja e traditës midis revolucionit dhe perëndimit”. Autori, në këtë libër synon të thyej shumë paragjykime dhe mendime të gabuara që kanë qarqe perëndimore për Islamin. Autori ndër tjerash synon të shpjegoj disa terme Islame si Xhihadi, Selefizmi etj që përdorën nga disa grupe ekstreme. Saint-Prot tregon se këto nocione nuk kanë të bëjnë më këto grupe radikale, por janë koncepte të Islamit.

“Unë kam lexuar shumë vepra ku thuhet se dallon Zoti i muslimanëve nga Zoti feve tjera monoteiste, por, pohuesit të tillë, nuk janë të vetëdijshëm se i njëjtë është Zoti gjithë feve monoteiste” shprehet Saint-Port.

Charles Saint-Prot thekson se e vetmja arsye e shembjes së Perandorisë Osmane është braktisje e normave të Islamit dhe zhytja në luks nga ana e Sulltanëve, ndërsa në këtë periudhe bartësi i vërtetë i mesazhit islam ishte Muhamed Abdulvehabi. “Është fatkeqësi që disa qarqe terroriste e përdoron nocionin e selefizmit, këta vetëm se e dëmtojnë këtë nocion,unë duhet të potencojmë se selefizmi i vërtetë nuk përputhet me Bin Ladenin apo Al-Kaiden, por është një lëvizje analogjie moderne” tregon Charles Saint-Prot.

Charles Saint-Prot po ashtu kritikon pushtimin e Irakut nga SHBA ja. “Pushtimi i Irakut është një tragjedi e madhe, ngase ky pushtim ka shkatërruar Irakun dhe ka sjellë pasoja të rënda popullsisë irakiane. Unë nuk mendoj se Al-Kaide është duke bërë rezistencë në Irak, a mund të quhet rezistencë bombardimi i xhamive të shive në Irak? Unë mendoj se Al-Kaide është një rrjet i formuar enkas nga Amerika për të realizuar qëllimet e saja në Irak, ngase vendosje e bombave në mesin e civilëve irakian krijon arsyen e qëndrimit të SHBA-së në Irak” shprehet Saint-Prot.

“Islame nëse krahasohet me fe tjera është feja më e re dhe më dinamike në botë, ngase posedon në vetë ato vlerat që ika humbur perëndimi. Në shoqëritë perëndimore, ku dominon egoizmi dhe vlera materiale, ka humbur vlera e mbështetjes ndër njerëzore, dhe çdo njëri është mbyllur në botën e vet. Kultura e vetme që dominon në perëndim është kultura e parasë dhe sukseseve financiare, në anën tjetër gjithçka që është shpirtërore ka humbur tërësisht. Një krijaturë e tillë shtazarake pa dyshim se është e gjykuar të humb. Dhe ajo çka ofron Islami njerëzimit janë pikërisht këto vlera që e mbrojnë nderin njerëzor. Kështu që edhe jo muslimanët nuk brengosen pse forcohet Islami, por përkundrazi gëzohen për këtë fakt. Thënë më ndryshe Islami është mundësia e vetme për njerëzimin e cila ka humbur të gjitha virtytet morale” tregon Charles Saint-Prot.

Po ashtu profesori Charles Saint-Prot thekson se aty ku sundon Islami nuk ka nevojë për laicizëm. “Shumica e njerëzve të cilët pretendojnë se janë laik e urenjë fenë e tyre, dhe publikimi i karikaturave që ofendojnë vlerat fetare nuk është orvatja për të ndarë fenë nga pushteti, por janë përpjekje për të shkatërruar fenë” shprehet Charles Saint-Prot.

Artikulli paraprakJemenasi letrën e Pejgamberit a.s. dërguar Herakleut e shet për 41 milion dollarë
Artikulli vijuesBOTA PO KTHEHET DREJTË ISLAMIT