Revista satirike “Charlie Hebdo” është vënë sërish në qendër të akuzave, këtë herë pasi ka guxuar që me kopertinën e saj të vendosë në lojë tërmetin që goditi Italine qendrore dhe që shkaktoi rreth 300 viktima.
Amatrice, qyteti i cili pati edhe dëmin më të madh nga kjo fatkeqësi natyrore, ka vendosur ta padisë revistën franceze. Në kopertinën e saj shfaqen dy njerëz të plagosur, të cilët karikaturistët i kanë cilësuar si makarona “penne me salce domate”, e ndërsa kolapsit të ndërtesave të shkatërruara i kanë vendosur nofkën “lazanje”.
Pas zemërimit që shpërtheu në Itali nga këto karikatura, revista publikoi një tjetër skicë ku shkruante: “Italianë, nuk jua ndërtoi “Charlie Hebdo” shtëpitë tuaja që u prishen aq shpejt, por mafia!”.
Amatrice, shtëpia e specialitetit “Spaghetti all’Amatriciana”, u shkatërrua thuajse plotësisht nga tërmeti i 24 gushtit. Autoritetet lokale i quajtën karikaturat si makabritet, pa sens dhe ofendim absurd i viktimave.
Ata edhe më herët kishin bërë karikatura ndaj Profetit Muhamed duke e quajtur terroristë e plotë gjëra të tjerë, ndërsa kjo ishte quajtur liri e shprehjes!
You Might also Like
Seminar Ndërkombëtar: Kur’ani në Shoqërinë Bashkëkohore
Seminari Ndërkombëtar për Kur'anin në Shoqërinë Bashkëkohore me temën bosht ”Kur'ani Udhëzues i Ummetit” është…
By
2 Min Read
Bashkësia Fetare Islame: nuk heqim dorë nga “Jeni Xhamia”
- BFI akuzon qeverinë për sjellje të papërgjegjshme ndaj kulturës, traditës dhe arkitekturës islame në…
By
2 Min Read
Ekskluzive: Aktakuzë ndaj Jeton Shalës, kryeshef i AKPM-së
Kryeshefit të AKPM-së Jeton Shala, që të martën e priti kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrat…
By
1 Min Read
Metin Halıcı, imamit të cilit iu la amanet kisha historike
Imami i xhamisë në lagjen Terzili në qarkun Sarıkaya në Yozgat të Turqisë, Metin Halıcı…
By
5 Min Read
Vllasi: Lista Serbe po e dëmton veten
Lista Serbe po mbush javën e tretë pa shkelur sallën e Kuvendit dhe në Qeveri,…
By
4 Min Read
Shefqet Krasniqi promovoi tre libra
Ish imami i Xhamisë së Madhe, Dr Shefqet Krasniqi mbrëmjen e kaluar ka promovuar tre…
By
1 Min Read
