Charlie Hebdo shkakton furi: Aylan do bëhej ngacmues seksual

Revista satirike franceze, Charlie Hebdo, ka shkaktuar sërish zemërim, pasi në një karikaturë sugjeron se vogëlushi Aylan Kurdi, që u mbyt në det, teksa tentonte të mbërrinte në Europën Perëndimore, do bëhej ngacmues seksual nëse do rritej.

Fotot e vogëlushit Aylan, i mbytur në plazh, shokuan botën kur u publikuan.

Që prej atëherë, revista ka publikuar disa karikatura duke u fokusuar tek vogëlushi.

Karikatura e fundit e lidh Aylan-in, që ishte mysliman, me bandën e emigrantëve që sulmuan seksualisht femrat në qytetin e Këlnit në Gjermani gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Aylan i rritur ka fytyrën e një derri, teksa ndjek nga pas femrat për t’i ngacmuar.

Komentuesit në rrjetet sociale thonë se është një karikaturë e shpifur, që ngjan me revistat naziste që tallnin hebrenjtë pak përpara Holokaustit.

Shumë analistë kanë dalur kundër kësaj reviste, ngase thonë ata kjo nuk ka të bëjë me liri të shprehjes.

Artikulli paraprakNë Kanada mbërrijnë 10 mijë refugjatë sirianë
Artikulli vijuesVIDEO – Adem Demaçi në Kishë