“Cigarja heq stresin”, një gënjeshtër e madhe

Cigarja nuk është “rrugë shpëtimi” për ato të cilët e pinë nga stresi. Sipas rezultateve të një studimi të realizuar nga shkencëtarët e Universiteteve të Torontos dhe Montrealit mbi të rinjtë e grupmoshave 12-16 vjeç, theksohet se cigarja jo vetëm që nuk e heq stresin por bëhet shkak për shtimin e tij.

Drejtuesi i ekipit studies, Michael Chaiton, jep të dhëna në lidhje me studimin në numrin e fundit të revistës mjekësore “Addictive Behaviours” duke konfirmuar se studimi është realizuar me 662 të rinj duke filluar nga klasa e dytë fillore deri në vitin e dytë të shkollës së mesme.

Duke nënvizuar se në studim është marrë për bazë slogani “Nëse pi cigare qetësohesh“, Chaiton theksoi se “kemi parë se tek të rinjtë të cilët përjetojnë probleme psikologjike cigarja nuk i qetëson, përkundrazi ato bëhen edhe më të stresuar. Kjo për shkak të ndikimit negativ të vartësisë së nikotinës mbi mekanizmin e kontrollit të trupit. Tashmë jemi të sigurtë se të rinjtë të cilët janë të ekspozuar ndaj nikotinës për një kohë të gjatë janë më të stresuar dhe kalojnë depresion.”

Michael Cheiton sqaroi se ky studim është pjesë e një studimi afatgjatë të titulluar “Vartësia e të rinjve ndaj nikotinës” të filluar që në vitin 1993 dhe që vazhdon akoma sot./start/kohaislame

Artikulli paraprakDhurata më e mirë në xhennet
Artikulli vijuesMungesa e ujit në organizëm