Cili është njeri i mirë ( i shenjtë)?

Shumë njerëz mendojnë se njeri i mirë është ai që ka mbi varrin e tij një kube apo është varrosur brenda në xhami, e i mveshin të tillëve histori me mrekulli shumë prej të cilave nuk janë të vërteta, me qëllim për të përfituar nga pasuria e njerëzve dhe fenomene të tilla janë të përhapura në shumë vende.
Kubet mbi varre dhe ndërtimi i faltoreve pranë varreve është vepër e sektit Druz, të cilët u vetëquajtën Fatimijun, me qëllim largimin e njerëzve nga xhamiat dhe afrimin tek objektet e tyre të kultit.

Ska dyshim që varrimi i njerëzve brenda në xhami nuk është traditë islame, por e feve të tjera dhe në një hadith të përcjellë nga Buhariu dhe Muslimi, i Dërguari i Zotit Muhamedi alejhi selam i mallkoi ata që i shndërruan varret e profetëve në faltore.

Fillimisht njerëz të tillë i varrosin të parët e tyre në xhamia, por më pas devijimi bëhet akoma edhe më i rëndë duke iu lutur atyre në vend të Allahut, i Cili thotë: “Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” (El-Xhin: 18)

Xhamiat në Islam nuk janë vende për të varrosur të tjerët, por funksioni i tyre është falja e namazit dhe adhurimi vetëm i Allahut të Madhëruar. Muhamedi alejhi selam ka urdhëruar duke thënë: “ Mos u falni drejt varreve dhe mos u ulni mbi to”
Muslimi

Artikulli paraprakSi të jeshë njeriu më i mirë në botë
Artikulli vijuesPesho veprat e tua përpara se të vijë Dita e Gjykimit