Cili është qëllimi i jetës ?

Thonë se budallai jeton për te ngrëne ndërsa i mençuri ha për te jetuar. Por pastaj ngel pyetja : Për cfare qëllimesh njeriu i mençur jeton? Jetesa nuk është një fund nga vetja. Duhet te jete një qellim për njeriun qe te jetoj. Cili është pra qëllimi?

Nga vije? Nga shkoj? Dhe Pse? Çdo injorantë , sa do i madh te jetë , mund te mëshirohet përveç njeriut i cili është injorues i sekretit te ekzistencës se tij. Tendencës se tij ne jetë dhe si do të jetë përfundimi i tij pas vdekjës . Disa mendimtarë i shprehin këto mendime në fjalë të thjeshta : Nga vije ? Nga shkoj? Dhe Pse? Kuptimi i së cilës është : Nga kam ardhur? Ku jam duke shkuar? Dhe pse jam këtu?

Njerëzit që besojnë vetëm në botën materialiste dhe nuk besojnë në Krijuesin – Ateistet- besojnë vetëm në ato që kanë ndjeshmëri . Ata thonë se ky univers dhe çdo gjë është janë krijuar vetvetiu. I gjithë ky rregull është thjeshtë një koincidencë e verbër. Ata thonë se njeriu thjeshte është i njëjtë me një kafshë apo bimë i cili do jetoj në një periudhe të shkurtër dhe do të përfundoj si çdo kafshë apo bimë.

Një poet Arab, Elya Abu Madhi ( një krishterë) , jo moti e shprehu paqartësinë e tij rreth qëllimit në jetë ne poezinë e tij në arabisht e quajtur “Al-Talasim”, qe do të thotë “Gjegjegjez” te cilën e përktheva ne anglisht (e qe tash është ne shqip).

Ai thotë ne poemën e tij :

Erdha duke mos e ditur nga, por erdha.
Dhe e pash një rruge përpara meje, dhe eca
Dhe qëndroj duke ecur, me pëlqeu kjo apo jo.
Si erdha? Si e pash rrugën time?
Nuk e di
Jam një i ri apo i vjetër ne ketë ekzistence?
A jam i lire dhe i papërmbajtur , apo ec i lidhur ne zingjir?
Jam drejtues i vetes ne jete , apo jam drejtuar?
Do te doja ta dija , por……
Nuk e di!
Dhe rruga ime, cila është rruga ime? Është e gjate apo e shkurte?
Jam duke u ngjitur ne ketë, apo jam duke shkuar poshtë dhe fundosur?

Jam Unë ai qe eci ne rruge,
Apo është rruga qe lëviz?
Apo qëndrojmë te dy, por është koha e cila shpejton?
Nuk e di! Para se te bëhesha një krijese komplete , a e sheh
A isha asgjë, e pamundur? Apo e sheh se isha gjësend?
A ka përgjigje kjo gjegjeze, apo do te ngel përherë?
Nuk e di ……. dhe pse nuk e di ??
Nuk e di!

Kjo ndjenje dyshimi dhe konfuziteti për praninë e Krijuesit dhe te dërguarit te Tij dhe Pejgamberi si udherrefyes ne njerëzim duhet te jete mjaftë e dhimbshme sepse i largon ateistet dhe Agnostiket (Agnostiket janë persona qe pohojne se është e pamundur te gjendet e vërteta ne gjerat e panjohura si ZOTI) ne qetësinë,sigurimin e trurit . Pabesimtaret nuk kanë përgjigje te besueshme për qëllimin e një krijese. Për këtë njeriu jeton për vetën dhe për kenaqësitë e kësaj bote. Cfare ndodh kur jeta kthehet në të hidhur? Cfare ndodh kur njeri kalon në vështirësi ? Nuk është koincidencë qe një numër i madh i vetëvrasjeve ndodh të jenë nga ateistet ,agnostiket dhe njerëzit qe nuk e dine qëllimin e tyre ne këtë jetë. E dini cili shtet ka numrin me te madh te vetëvrasjeve? Është Japonia. Gjatë një statistike te bere ne mars te vitit 2000 . 91 vetëvrasje ne çdo dite apo ne çdo 15 minuta ndodhë një vetëvrasje! Pavarësisht nga kjo se Japonia është ne vendin e dyte ne bote si një vend me ekonomi te zhvilluar , vend ku njerëzit nuk kanë mungesë te kulmeve ne shtëpitë e tyre apo ushqimit ose kujdesit mjekësor.

Çka nëse gjeni një Orë ne Rëre? Për një ateist apo Agnostik Muslimani do të thotë : Ta themi se ke gjetur një orë në mes te shkretëtirës. Çfare do te njerrni ne përfundim? A do te mendonit se dikush e ka hedhur orën? Apo do te dyshonit se ora erdhi vetvetiu? Natyrisht asnjë njeri me mendje te rregullte nuk do te thoshte se ora ndodhi qe te shfaqet ne rëre vetvetiu. Te gjithë pjesët e ndërlikuara te punuara ne ore nuk mund te krijoheshin nga metalet qe qëndrojnë te varrosura ne toke. Ora duhet te këtë një prodhues. Nëse ora e tregon kohen e sakte ne supozojmë se prodhuesi duhet te jete inteligjent. Ndodhia e verbër nuk mund te prodhoj një ore aktive

Por cfare tjetër tregon kohen e rregullte? Te marrim parasysh lindjen dhe perëndimin e Diellit. Kohet e tyre janë aq te sakta sa qe shkencëtaret mund te publikojnë ne përparësi kohen e lindjes dhe perëndimit te diellit ne gazetat e juaja ditore. Por kush i rregullon kohet e lindjes dhe perëndimit te Diellit? Nëse një ore nuk mund te punoj pa ndonjë prodhues inteligjent, si mund dielli te shfaqet dhe te perëndoj me një mekanizëm aq te rregullte? Mund te ndodh kjo vetvetiu?
Te marrim ne konsiderate edhe këtë sa përfitime kemi nga Dielli pasi qëndron ne një distance te sigurte nga toka, një distance me një mesatare 93 milion milje. Nëse do afrohej me afër , toka do te digjej. Dhe nëse do largohej shume me larg diellit toka do te shendrrohej ne një planet i akullte ne te cilën do ta bënte te pamundshëm jetën e njeriut. Kush vendosi me pare qe kjo te ketë një distance te duhur? Ka mundur te ndodh kjo vetvetiu? Pa diell, bimët nuk do te zhvilloheshin. Mandej njerëzit dhe kafshët do te vuanin urie. Apo dielli vetëm ashtu vendosi te jete aty për ne?

Rrezet e diellit do te ishin te rrezikshme për ne sikur ne atmosferën tone mos te ishte shtresa mbrojtëse e Ozonit. Atmosfera e cila është përreth tokës i ndalon rrezet e dëmshme ultraviolete te shtrihen mbi ne. Kush është ai i cili e vuri këtë mburoje mbi ne? Ne duhet ta përjetojmë lindjen e Diellit. Neve na nevojitet energjia diellore dhe drita e tij qe te shohim drejtimin qe marrim. Por kemi nevoje edhe per perëndimin e Diellit. Kemi nevoje per pushimin nga nxehtësia , kemi nevoje per freskine e natës dhe kemi nevoje për drite për te gjendur jashtë dhe për te fjetur. Kush e ka rregulluar këtë proces qe te kemi atë qe na nevojitet?

Veç kësaj, sikur te kishim vetëm nxehtësinë e diellit dhe mbrojtën e atmosferës ne do te dëshironim diçka me shume – Bukurinë. Petku ynë na ofron nxehtësi dhe mbrojtje, ne edhe me shume ie dizajnojmë petkun qe te duket me e bukur. Duke ditur nevojën për bukurinë ,Krijuesi i lindjes dhe perëndimit te diellit e beri pamjen e tyre qe te le pa fryme. Krijuesi i cili na dha dritën,energjinë mbrojtjen dhe bukurinë i meriton falënderimet tona. Ende disa njerëz insistojnë se Ai nuk ekziston. Cfare do te mendonin sikur te gjenin një ore ne shkretëtirë? Një ore aktive shume e sakte? Një ore me një dizajnë te bukur? A do te vinin ne përfundim se nuk ekziston ndonjë orepunues? Një orepunues inteligjent? Një qe di te vlerësoj te bukuren? Ashtu është Allahu i cili na krijoi .”

A kanë besuar njerëzit gjithnjë ne Krijues? Është një fakt se gjate historisë dhe kësaj bote , njeriu është hasur te adhuroj dhe besoj Krijuesin . Specialistet ne Antropologji,Civilizim dhe Histori janë unanimisht ne këtë. Kjo na dërgon ne thënien e një historiani qe thotë:” Historia na tregon se ka pasur qytete pa pallate , pa fabrika dha pa fortesa, por asnjëherë nuk ka pasur qytet pa shtëpi ku eshte adhuruar Krijuesi.” Qe nga kohërat e lashta , njeriu ka besuar se nuk është krijuar ne mënyrë te thjeshte sa për te jetuar,për këtë periudhe te shkurtër , dhe ai e ka ditur ne fund te fundit qe do te udhëtoj ne një vend tjetër ku do te pushoj. E shohim këtë dëshmi me Egjiptianet e hershem , mijëra vite me pare, kur i mumifikonin( balsamonin) te vdekurit e tyre dhe ndërtuan piramidat e mëdha ( si varre) dhe e vendosen thesarin e tij me një shtim te pijeve dhe ushqimit te balsamuar! Nga te dhënat historike , njerëzimi ka qene unanim , me disa përjashtime, se është një Krijues dhe se ka jete pas vdekjes. Sido qe te jete ata dallonin esencën e Krijuesit tone, si ta adhuronin dhe përshkrimi i jetës pas vdekjes. P.sh , Hinduset besojnë ne reinkarnacion dhe se atë pas vdekjes shpirti i tij do te shkoj ne trup te një njeriu apo kafshe , duke u varur se a ka punuar gjera te mira apo te këqija ne jetën e tij, dhe se ky proces do te vazhdoj pa fund përderisa shpirti arrin perfeksionin dhe bashkimin e tij me Zotin. Njerëzit e feve te tjera si Jehudet,krishterët dhe Muslimanet besojnë poashtu ne jetën pas vdekjes por jo ne reinkarnim si Hinduset. Te tre- Jehudet, Krishterët dhe Muslimanet kanë pikëpamje te ndryshme për atë se cfare ndodhe me shpirtin pas vdekjes.

Fakti se te gjithë popujt dhe komunitetet gjate historisë kanë besuar ne Zotin( me një përjashtim te disa te pavlersueshem) e bën misionin e te gjithë te dërguarve te koncentroheshin qe njerëzimit t’i tregonin rrugen qe te largoheshin nga adhurimi i zotrave duke i drejtuar ne një dhe te vetmin Zot.

. Perse njerëzit u larguan nga Zoti?
Situata ne bote sot është ndryshe nga e kaluara Eshte nje numer me i madh njerëzish qe nuk besojnë ne Zot apo ne jetën pas vdekjes- P.sh dy studime ne Republikën e Çekisë tregojnë se vetëm 13 % besojnë ne jete pas vdekjes dhe ne nje studim tjeter tregojne te dhenat se vetëm 17% besojnë ne Zot. Shkaku kryesor për këtë është Teoria e darvinizmit e shpikur ne shekullin e kaluar( një shkas tjetër fut edhe ndikimin komunist totalitarist duke i larguar nga feja). Teoria e evolucionit se njeriu është evoluar nga Majmuni se sa qe është krijuar nga Zoti. Megjithëse kjo teori nuk ka thelb akademik apo shkencor, ka fituar lehtësime te shume njerëz sepse ka tërhequr dyshimet te cilat kishin për Zotin për te cilin ishin drejtuar te besonin . Kjo nuk është diçka befasuese . Nëse ja përshkruan Zotin një njeriu te edukuar qe është e palogjikshme dhe e paarsyeshme dhe pastaj te pyesësh personin te beson ne te si Zot , ai do te refuzoj . Këtu fatkeqësisht është situata qe gjendemi tani , vecanarisht ne Perëndim. Doktrina krishtere përkrah trinitetin , qe Zoti e manifeston veten ne tre veçori dhe se Zoti ka zbritur ne toke ne formën e njeriut ( Është fjala për Isaun a.s.) dhe se ai u kryqëzua dhe vdiq dhe u sakfrikua për mëkatet e njeriut. Kështu qe Krishterët besojnë se Isai është Zot ne formën e njeriut, Zoti –mishëroi. Por si mund te vdes Zoti?

Disa nga doktrinat me te rëndësishme te krishterimit- Doktrina e trinitetit , Isain duke e karakterizuar si Hyjni, diviniteti i Isait si djalë i zotit, Burimi i mëkatit te pare dhe shlyerja e fajit nuk janë te arsyeshme dhe konform me mësimin mbi Isain a.s. Këto dogma morën një forme te gjate pas Isait a.s si rezultat te ndikimit te vjetër pagan. P.sh ne gjejmë ne Hinduizem “Treshja”( triniteti) Është Brahma, krijuesi Zoti , Vishnu- Zoti konservues , dhe shiva, zoti i shkatërrimit. Hinduset modern e marrin Krishnen si djali i Divachit, virgjëresha, dhe Vishnu si mishërues . Krishna është shpëtimtar ku si një sakrifikues për mëkatet e tyre duhet te vuaj. Ai u kryqëzua,vdiq dhe mandej u ngrit nga i vdekuri. Ne Budizëm ne gjejmë një zot budist: Guatama ( shpirti i shenjte), Maya ( Nena virgjëreshë) dhe Buddha , djali ( i cili ishte krijuar kur Maya ishte mbushur me shpirtin e shenjte) i cili është shpëtimtari i cili ka vdekur dhe është ngritur nga vdekja. Është interesant te përmendim se 25 dhjetori nuk është datëlindja e Isait a.s. Është ditëlindja e Krishnase ne Hinduizem , dhe Nimrodit , djali i hyjnisë ( zoti babilonas) , dhe Mithra zoti i dritës ( njeri nga zoterat e grekeve dhe romakeve)!

Besimi i shfaqur nga te dërguarit ne popujt e ndryshëm ka qene i njëjte, por ne rrjedhat e kohës është keqinterpretuar dhe është përzier me paragjykime dhe degjenerime ne zakone te magjive dhe ritualeve te pakuptimta. Koncepti i Zotit , bërthama e besimit ishte përulur me tendenca antropomorfike(rrjedh nga fjala Greke anthrôpos, për njeriun dhe morphé, për formën) (a)për ta menduar krijuar Zotin te njëjte me formën e njeriut ,nevojat dhe mungesat e njeriut, (b) për te asociuar personat e tjerë me Zotin një dhe te vetmin ne zotera ( si ne Hinduizem dhe krishterizem),(c) ne adhurimin e melaikeve ( si Devas ne Hinduizem, Yazatas ne Zoroastrianizem dhe, mbase poashtu shpirti i shenjte ne krishterizem),(d) duke i krijuar te dërguarit ne mishërues hyjnor apo mishëruesit e zotit ( Isusi ne Krishterizem, Budda ne Mahayana Budizëm , dhe krishna e Rama ne Hinduizem), dhe (e) personifikimi i atributeve te Zotit ne person me një shenjtëri te ndare ( ne Krishterizem triniteti i Babait,djalit dhe shpirtit te shenjte, ne Hindu Timurtri nga Brahma , Vishnu dhe Shiva , dhe Amesha Spentas nga Zoroastrianizmi).

Si shkas i këtyre shtrembërimeve ne Besim te ndjeshmërisë dhe ekzistencës se Allahut, nxënësit ne perëndim sot janë te edukuar ne shkolle qe te pranojnë , si fakt, Teorinë e evolucionit nga Darvini. Si rezultat, shume e me shume studente ne shkolla dhe universitete janë sot ateiste. Ata edhe tallen këta qe besojnë ne Zot duke thëne : “ Ata ose janë te marre ose kanë mungese te besimit ne vete dhe ju nevojitet një siguri!”
Para një kohe mora pjese ne një fjalim ne një nga shtetet perëndimore i dhëne nga një Musliman një grupi te pensionuar burra dhe grash- me te vjetër se 65 vjeç. Lektori ne fillim e pyeti grupin cili nga ta besonin Zotin? Te gjithë ngritën duart përveç dy nga grupi. Pastaj Lektori pyeti cili nga ju nuk e besoni Zotin? Këta dy njerëz te mbetur i ngritën duart ne shenje pohimi, ne ndërkohë njeri pauzoi dhe menjëherë e ndërpreu lektorin duke e pyetur “ Me trego çka mendoni ju si “Zot” qe te mund te ju përgjigjem! Pas sesionit, i thash lektorit : ky njeri është inteligjent sepse pikësëpari tha se nuk e beson Zotin, me siguri nga koncepti krishterë i Zotit por mandej kishte dëshirë te ketë një mendim te hapur dhe te mendoj serish pozicionin e tij te bazuar ne konceptin e Zotit e cila mund te prezantohej nga një Musliman. Pse jemi krijuar ? Për besimtaret te cilët besojnë Allahun mund te ju përgjigjen këtyre pyetjeve: Nga vije? Nga shkoj? Ata e dine se kanë ardhur ne këtë ekzistence te krijuar nga Allahu dhe e dine se është një jete e përjetshme pas vdekjes. Por si te përgjigjemi ne pyetjen e trete, e cila është : Pse jemi krijuar? Nëse jemi krijuar nga Zoti , a nuk është dashur te presim qe ai te na tregoj qëllimin e krijimit tone? A nuk është dashur Ai te na tregoj ne cfare parimesh do te na gjykoj ne Ditën e Gjykimit?

Cili është këndvështrimi Islam? Muslimanet thonë se i dine përgjigjet sepse e kanë Kur’anin. Por njerëzit e besimeve tjera kanë shkrimet e tyre nga Bibla, pra cfare ka te veçantë rreth Kur’anit? Kur’ani ne themel është një libër me një drejtim hyjnor ne zonat te cilat nuk mund te mbulohen nga sensi dhe intelekti i njeriut,si besimi, mënyrat e adhurimit, kodi moral dhe kodi i cili udhëheqë proceset ne mes njerëzve. Këto janë katër themelet e besimit , një zone ne te cilën njeriut i duhet gjithmonë një drejtim nga Zoti. Muslimanet thonë se Kur’ani është libri i fundit i dërguar nga Allahu ( Allah është emri i Zotit dhe nuk është përdorur qe ta paraqes ndonjë krijese tjetër. Për këtë , do e përdor emrin Allah si përparësi për fjalën Zot). Kur’ani është fjala e Allahut e diktuar tekstualisht te dërguarit Muhammed ( Paqja dhe mëshira qofte mbi te) te vena ,nga surja ne sure apo ne grupe suresh,nëpërmjet melaikes Xhibril ne një periudhe kohore 23 vjeçare ndërmjet vitit 610 dhe 633. Është i ndare ne 114 njësi , çdo njësi quhet Sure. Muhamedit s.a.v.s i zbritnin suret Kur’anore kur Allahu dërgonte sipas kohës dhe nevojës. Muhammedi s.a.v.s kishte ne grup te besueshëm qe shkruanin. Këta shënues përdornin pergamene,qeramike,gjethe te palmës, ne gur te rrafshet,lëvore te drurit . dru, ne lëkurat e thara te kafshëve : dhe ajetet e zbritura ishin te memorizuara ne zemër siç është recitimi i Kur’anit ne vete një vepër e adhurimit ndaj Allahut , dhe Muslimanet këto ajete i përdornin ne vendimet dhe ne namazin e tyre ( 5 here ne dite). Ne këtë mënyrë ajetet Kur’anore ishin ruajtura ne zemrat e Muslimaneve, dhe te shkruara , gjate jetës se Muhammedit s.a.v.s . Muhammedi s.a.v.s ka marr instruksione nga melaike Xhibrili për vendosjen e çdo Sure ne Kur’an c. Suret ishin te emëruara me urdhër te Allahut dhe Muhammedi s.a.v.s kishte recituar Kur’anin ne prani te Xhibrilit me shume se njëherë ne vitin e fundit te jetës se tij. Ngjajshmerisht aranzhimi i sureve ne një renditje specifike posaçërisht gjate namazit ishte dhëne nga i dërguari s.a.v.s . Asnjë libër nuk e ka gëzuar autenticitetin apo te këtë një gjallëri,nderim,mbikëqyrje dhe kujdes për pasuesit e tij siç është Kur’ani. I tere Kur’ani është memorizuar nga një numër i madhe i Muslimaneve ne kohen e Pejgamberit s.a.v.s.

Pas largimit nga kjo dunja e Pejgamberit s.a.v.s , Kalifi i pare ,Abu Bakr, pyeti njërin nga shkruesit e pare, Zid ibn Thabit, te ngarkoj qe ti përmbledh shkrimet origjinale te Kur’anit dhe te shkruaj tere Kur’anin. Zaidi mblodhi te tere kopjen e Kur’anit te shkruar ne fletët nga lëkura. Ishte aranzhuar ne një renditje te cilën e kemi sot. Kjo ishte bere ne dy vite pas vdekjes se Pejgamberit s.a.v.s pasi qe Abu Bakr udhëhoqi kalifatin me pak se dy vite . Kjo kopje ju besua me kalifin e dyte Omerin r.a dhe ne fund me kalifin e trete Othmanin r.a . Gjate sundimit otoman, arabet ju erdh rasti te njihen me një industri te letrës nga Kina dhe Othmani e thirri Zaidin te kryesoj komitetin e katër dijetareve te Kur’anit qe do marrin një detyre te bëjnë 7 kopje . këto shtate kopje ( te shkruara 14 vjet pas vdekjes se Muhammedit s.a.v.s ) ishin te distribuara ne qendra te ndryshme te shteteve Muslimane qe te jene si një kopje ne çdo qendër. Te paktën 3 nga këto kopje te Kur’anit janë te paprekura ende , njëra ne Tashkent, një ne Stamboll , dhe një ne Kajro. Ato nuk ndryshojnë ne asnjë shkronje nga miliona kopje qe janë ne duar te Muslimaneve sot. Ky autencitet i dërguar nga Allahu ne vete është një mrekulli. Kur’ani është libri me i vjetër ne duar te njerëzimit qe ka mbetur i paprekur ne gjuhen e njëjte, fjale për fjale, dhe shkronje për shkronje. Për këtë Kur’ani është unik, sepse është fjale e Allahut
Muslimanet besojnë ne autenticitetin origjinal te librave hyjnor qe ishin dërguar Pejgambereve Muses,Davudit dhe Isait, por asnjëri nga këta libra hyjnor nuk ngelen te pacenuar , dhe asnjëri nuk është gjetur ne gjuhen origjinale dhe këtu Kur’ani qëndron unik ne karakter hyjnor. Përsëri Kur’ani është ndryshe nga çdo shkrim i bere nga njeriu sepse nuk është proze apo poezi. Ju zbriti arabeve ne kohen kur ata ishin ne kulmin e gojëtareve dhe i sfidoi te krijojnë një ajet te tij apo te ngjashme me te , te krijojnë 10 ajete apo një libër siç është Kur’ani .Ky sfidim ekziston edhe sot dhe asnjëri nuk mund ta sfidoj. Dijetaret e hershem për Kur’anin mendonin se është mrekulli natyrore ne mënyrën se është shkruar me një stil dhe shprehje te bukura Kjo fraze e bukur e shkruar është njëmend Unik dhe nuk mund t’i ngjan shkrimit te njeriut. Për këtë komentatoret e Kur’anit koncentroheshin ne oratorinë dhe stilin e tij. Duke qëndruar si fjale e Zotit, ne çdo ane ku është pare Kur’ani është unik. Nëse shikoni ne jurisprudence Kur’ani është unik, ne hapësire e adhurimit , Kur’ani i instrukton njerëzit si te adhurojnë Allahun. Koncepti hyjnor, te dërguarit , dhe morali janë unik ne Kur’an. Nëse shikojmë ne tregimet e historisë te popujve te mëparshëm, njeri pas tjetrit, dhe si ju kanë zbritur fjalët hyjnore , reagimi i tyre ne drejtim te saj dhe cfare ishte shpërblimi dhe dënimi për te , ne kohen kur nuk kishte ndonjë forme apo dokument te rregullte . Kur’ani tregon për këta popuj te suksesshëm pa ndonjë gabim, dhe zbulimet arkeologjike moderne na tregojnë për këtë.
Është Kur’ani i besueshëm? Përveç një drejtimi religjioz, Kur’ani përmban qindra ajete te cilat flasin për universin,elementet perberse te saj dhe dukuritë e jashtëzakonshme si Toka, dielli , hëna, yjet,malet, era, uji qe lëviz, bimët, kafshët embrionologjie, dhe etapat e njëpasnjëshme te krijimit te njeriut. Me shume se 1000 ajete qe janë te lidhura me fakte kozmike mund te numërohen ne Kur’an. Ne vitet e hershme te Kur’anit dituria shkencore e universit ishte e kufizuar dhe nuk ishte lehte te elaborohej ne ajetet te cilat ishin te lidhura me universin apo dukurinë e saj përveç brenda kohës. Sido qe te jete , ne dimë për rregullat e universit shume me shume se me pare dhe për shkak te rishikimit te me shume se 1000 ajeteve te lidhura me kozmosin,njeriun dhe gjerat qe e rrethojnë mund te jete si një nga aspektet me te qarta se Kur’ani është një mrekulli. Kjo është sepse prioriteti i Kur’anit i cili kishte zbritur 14 shekuj me pare dhe me vone me shume fakte shkencore , ne kohen kur njerëzit nuk kishin njohuri për këto fakte. Kur’ani ju ka adresuar shume nga këto fakte ne gjuhen e cila është shume me precize e sakte dhe e ngjeshur sa qe shkencëtaret asnjëherë nuk mund ta benin.Asgje ne Kur’an nuk është ne kontradite me faktet shkencore. Te gjitha këto nuk mund te mbulohen me një artikull te shkurte dhe për këtë kam zgjedhur vetëm pese ajete Kur’anore te cilat dëshmojnë natyrën e mrekullisë se Kur’anit nga këndvështrimi shkencor
1) Krijimi i universit është shpjeguar nga astrofizicientet si një fenomen shume i hapur i njohur me emrin si “Big Bang.” Është përkrahur nga një e dhëne eksperimentale dhe vëzhgues te grumbulluar nga astronomët dhe astrofizicentet për dekada . Sipas “Big Bang” i gjithë universi ishte iniciuar nga një mase e madhe( Nebula primare) Mandej ishte një “Big Bang” ( ndarja e dyte), e cila rezultoi me formimin e galaksise. Këto mandej u ndanë ne forme te yjeve,planetëve,diellit.henes, etj. Origjina e universit ishte unike dhe mundësia se është ndeshe me ndonjë “rast” është zero. Kur’ani përmban ajetin pasues duke u pasuar ne origjinën e universit:

A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? [21:30] Ujdia goditëse ne mes ajetit Kur’anor dhe “Big Bang” është i pashmangshëm! Si mund një libër i cili për here te pare është paraqitur ne shkretetirat arabe para 1400 vitesh te përmban një te vërtet te thelle shkencore?
2) Ne vitin 1925 një astronom amerikan me emrin Edwin Hubble ofroi një prove vëzhguese se te gjitha galaktikat largohen njëra nga tjetra , gjë qe nënkuptohet se Universi është duke u zgjeruar. Zgjerimi i universit tashme eshte i vendosur si një fakt shkencor . Ajeti i mëposhtëm tregon ne Kur’an për formimin e universit:
Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. [51:47] Stephen Hawking, ne librin e tij “ A Brief History of Time,” tregon se : “Zbulimi i faktit se universi është duke u zgjeruar është një revolucion dhe njeri nder zbulimet me shkencore te shekullit 20.” Kur’ani e përmend zgjerimin e universit shume me herët para se njeriu filloi te zbuloj teleskopin! 3) Shkenctaret thonë se para se te formoheshin galaktikat ne univers, materiet ne qiell ishin ne një formë te gazte. Shkurtazi, lënda e gazte apo retë ishin prezentë para formimit te galaktikave. Për te përshkruar ne bazën e lendes ne qiell, fjala “tym” është me e përshtatshme se Gaz. Ajeti i mëposhtëm na referon gjendjen e universit me fjalën dukhan qe do te thotë tym:

Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) [41:11] Përsëri, ky fakt është ne konkluzion me “Big Bangun” dhe nuk ishte i njohur për njerëzimin ne kohen e Pejgamberit s.a.w.s . Cfare pra, kush mund te jete burim i kësaj njohurie? 4) Është mësuar se shqisat e ndjenjave dhe dhimbjes ishin te lidhura me trurin. Zbulimet e fundit tregojnë se receptorët e dhimbjeve janë prezentë ne lëkurë me te cilat pa këto njeriu nuk do te kishte mundësi te ndiej dhimbjen. Kur mjeku e kontrollin një pacient te djegur ai e verifikon shkallen e djegeshmerise me një shpuare te gjilpërës. Nëse pacienti ndien dhembje atëherë mjeku gëzohet sepse tregon se djegia ka qene sipërfaqësore dhe receptorët e dhimbjes nuk janë cenuar. Ne anën tjetër nëse pacienti nuk ndien dhimbje, tregon se djegia ka qene e thelle dhe receptorët e dhimbjes janë shkatërruar. Kur’ani na tregon për receptorët e dhimbjes ne ajetin e mëposhtëm:

«” Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hedhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotfuqishëm, i drejtë. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.”» [4:56-57] Prof. Tagatat Tejasen, Kryetar i Dept. te Anatomisë ne Chiang Mai University ne Tajlandë,kaloi një kohe te gjate duke rikerkuar receptorët e dhimbjes. Fillimisht ai nuk mund te besonte se ne Kur’an është përmendur ky fakt shkencor para 1400 vitesh. Me vone e verifikoi duke komentuar ajetin e mësipërm. Profesori Tejasen ishte aq i impresionuar me këtë saktësi shkencore ne ajetin Kur’anor, sa qe ne një konference mjekesh ne vitin 1985 ai deklaroi Shehadetin ne publik ( Deklarata e besimit ne Islam) dhe e përqafoi Islamin.

5) Burimi i hekurit (Fe) : lexojmë ajetin e mëposhtëm te Kur’anit:«” Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t’u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotërues..”» [57:25] Kohet e fundit është vërtetuar se i gjithë hekuri, jo vetëm ne planetin tone por ne tere sistemin diellor, ka arritur nga hapësira e largët. Kjo është sepse temperatura e diellit nuk mund te prodhoj hekur. Dielli ka një temperature sipërfaqësore te 6000 grade celsius dhe temperatura ne qendër është rreth 20 milion celsius . Ekzistojnë yje me nxehtësi me te madhe qe janë te njohura si Novae, apo super Novae ku temperatura arrin ne 100 miliardë celsius dhe ne këto yje është krijuar hekuri.Kur përqindja e hekurit arrin ne proporcion te caktuar te masës se yllit ai eksplodon dhe këto copëza te eksploduar udhëtojnë neper hapësirë përderisa nuk zihen nga fushat tjera te gravitetit apo trupa te tjerë qiellor. Ne këtë mënyrë sistemi diellor fiton hekurin e tij dhe është një fakt shkencor se hekuri ne sistemin diellor nuk është formuar ne sistemin e tij por ka prejardhjen nga një hapësirë e largët.

Dikush do habitej se pse komentimet e Kur’anit janë te shpjeguara ne këtë mënyrë qe nuk ishin te njohura ne shekujt e pare kur ishte zbritur dhe me vone. Por Allahu ne diturinë e tij te përhershme qe do i koha kur njeriu do e kuptoj se Kur’ani është fjale e Allahut dhe Pejgamberi s.a.w.s është i dërguari i tij. Allahu ne Kur’an thotë: ” Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” [41:53] Prof. Tejasen e pranoi Islamin ne një shenje te forte shkencore e cila ishte përmendur ne Kur’an. Disa njerëz do kërkojnë 10 shenja e disa 100 për tu bindur ne vertetesine dhe hyjninë e Kur’anit. Disa nuk do te pranojnë te vërteten edhe nëse atyre u sillen me mijëra argumente . Kur’ani i përshkruan këta persona me mendje te mbyllur:

(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).” [2:18]. Poashtu: ”Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë” [2:171]. Dhe: ”A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!”[47:24] Cili është qëllimi i jetës? Pra cfare na thotë Krijuesi,Allahu , për qëllimin ne jetën tone? Allahu thotë ne Kur’an se ai krijoi njeriun te jete një zëvendës , Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës”! ( 2:30). Besimi baze i njeriut ,përgjegjësia jone, është te besojmë dhe adhurojmë Allahun: ”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. “ [51:56] Shume thjeshte! Qëllimi i krijimit te njeriut është te adhuroj Krijuesin. Thelbi i porosisë se Allahut ishte sjellur nga te gjithë pejgamberet:

”Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: “O populli im, adhuroni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në një ditë të madhe!” [7:59]. Allahu me poshtë tregon se ai e beri jetën për njeriun qe te testoj çdo njeri i cili do shpërblehet pas vdekjes për ato qe ka punuar: ”Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatëfalësi” [67:2] Por për te adhuruare Atë, ne duhet ta njohim mire përndryshe mund te marrin një koncept te gabuar dhe devijuar nga rruga. Ne Kur’an Allahu i thotë njerëzimin Thuaj Ai është një dhe nuk ka tjetër. P.sh, ne për te iu përgjigjur pyetjes rreth Allahut e cila i ishte bere Pejgamberit s.a.w.s Allahu e urdhëroi pejgamberin s.a.w.s. te përgjigjet ne këtë mënyrë:

«“Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”» [112] Këtu tregohet qarte se Muhammedi s.a.w.s nuk është autor i Kur’anit përndryshe ai nuk do te tregonte se diktohej nga dikush se cfare duhet thënë.
Poashtu, Allahu na tregon si ta adhurojmë Atë nëpërmjet Kur’anit. Ai poashtu na tregon ne Kur’an se te gjithë pejgamberet kanë ardhur te popujt e tyre me mesazhin identik- Te besohet dhe adhurohet Allahu. Ai poashtu na tregon ne Kur’an se popujt e feve tjera kanë devijuar nga rruga te cilët ju kishin treguar pejgamberet. Kjo ishte për dy arsye . E para se librat e mehereshem nuk ishin ruajtur për shkak te mungesës se letrës dhe udhëzimet ishin transmetuar gojarisht dhe me kohe u shtrembëruan. Arsyeja e dyte është sepse klerikët e feve te ndryshme doktrinuan gjerat qe nuk ishin me pare ( si p.sh Besimi ne trinitetin krishterë ishte futur pas këshillit te Nices ne 325 AD dhe këshillit te Konstantinopojes ne vitin 386 AD) . Për shkak te ndryshimeve te cilat besuan ne fete e mëparshme, Allahu na thotë neve se ka dërguar Pejgamberin s.a.w.s si Pejgamber i fundit dhe udhëzim për njerëzimin me librit i cili do ruhet përgjithmonë. Allahu na sjell fakte qe tregojnë se Kurani është nga AI. Allahu thotë:

”A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie “ [4:82] Kur’ani është i disponueshem për shqyrtim dhe investigim për çdo person i cili tenton te gjej edhe një shkronje kontradituese . Ne fakt ky test duhet te behet ne librat e tjerë qe thonë se është fjale e Zotit.
Është Islami “besim i verbër” ? Islam nuk është fe ne kontestin “besim i verbër” por është një fe qe e thërret njeriun te përdor logjiken e tij,arsyen dhe intelektin. Allahu ne Kur’an thekson rendësin për njeriun te mendoj ,për shkakun, dhe te përdorin mendjen dhe intelektin. Fjala”Mendje” apo “Shpjegim” është përmendur 49 here ne Kur’an (ne Arabishte Ta’qiloon 24 here, Ya’qiloon 22 here, dhe A’qal, Na’qil and Ya’qil nga një here).Poashtu Allahu ju referohet “ Njerëzve qe kuptojnë” 16 here ne Kur’an (ne Arabishte Ulu Al-AlBab apo Uli Al-Albab). Allahu poashtu ju referohet “këtyre me inteligjence” dy here ne suren e 20te me termin arab Uli Al-Nuha. Allahu poashtu ju referohet ne shume sure ne Kur’an mendjes me termin Arab Al-Fuad. Poashtu ne shume ajete ne Kur’an, Allahu përdor termin zemër (ne Arabishte Al-Qalb) qe është ne lidhje me fjalën Al-Fuad (mendja) qe ka kuptimin e njëjte . Ne një vend ne suren Fexhr (89) ajeti 53 dhe 54 , Allahu ju referohet mendjes me fjalën Arabe Al-Hijr. Kur’ani gjithashtu , ne dhjetëra ajete , fuqimisht thërret dhe terhjek vëmendjen për nevojën e “menduarit “ dhe “ te japish mendim”(ne Arabishte Fikr or Tafakkor). Poashtu ne dhjetëra ajete na jep te përkujdesemi ne rendësin e fjalëve “Kujto” dhe te “ rishfaq ne kujtese” (ne Arabishte Tazakkor). Kuptimi i këtyre dy thënie “ Te japish mendim” është qe te rritesh diturinë tende , ndërsa fjala “Kujto” është te rikujtosh dhe te i sjellësh vetes ne mend njohurinë e lidhur qe ka mundur te jete harruar por qe është shume e rëndësishme për besimin e njeriut.
Allahu lavdëron ata qe përdorin trurin:
Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! [3:190-191] Për Kur’anin Allahu thotë:

“(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend” [38:29] Ne Kur’an ,fjalët te cilat formohen nga termi “Njoh” apo” Njohuri” (root ‘elm ne Arabishte) është me se ne 865 vende. Ne një ajet Allahu thotë:

“Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” [39:9] Poashtu: ”E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur’anin) është vërtetë prej zotit tënd dhe kështu t’i besojnë atij (Kur’anit) dhe (zemrat e tyre) të bindën ndaj tij. E All-llahu patjetër do t’i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.” [22:54] Ne anën tjetër , Kur’ani fuqimisht përjashton mendime te ndryshme qe janë te drejtuara ne mite te ndryshme . Iluzionet,absurditete,injoranca, kopjimi i verbër i te tjerëve,supozimi( hamendja) paragjykimi,tekat dhe etjet. Ne fakt ,Allahu ne Kur’an konfirmon se shumica e njerëzve kanë humbur rrugën për shkak te supozimeve,hamendjes dhe injorancës. Allahu thotë:

“Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë” [6:116] Ekziston jeta pas vdekjes? Te gjithë te dërguarit e Allahut kanë thirrur njerëzimin te adhurojnë Allahun dhe te besojnë jetën pas vdekjes. Ata e kanë theksuar aq shume këtë besimin për jetën pas vdekjes sa qe edhe një dyshim i vogël ne te do te thoshte mohimi i Zotit dhe i bënte besimet tjera te pakuptimta. Fakti me i mire për këtë se te gjithë te dërguarit kanë marr pjese ne këtë pyetje metafizike t gjetes pas vdekjes siç ishte proklamuar nga ata, ishte e njëjte ,Ne dimë se këta te dërguar te Allahut janë kundërshtuar shume nga popujt e tyre , posaçërisht ne ceshtjen “Jeta pas vdekjes”, siç mendonin ata se është e pamundshme, Por pa marr parasysh opozitën, Te dërguarit kanë fituar shume pasues te sinqerte.

Parashtrohet pyetja: Cfare i beri këta pasues te braktisin besimet e mëparshme ,traditat dhe zakonet e paraardhëseve te tyre, pamevaresisht rrezikut te jene totalisht te armiqësuar nga komuniteti i tyre? Përgjigja është e thjeshte: Ata përdoren aftësitë e tyre mendore dhe zemrën dhe e kuptuan te vërteten.E kuptuan te vërtetën përmes vetëdijes se tyre te larte? Nuk munden. Si një eksperience perceptuese te jetës pas vdekjes është e pamundshme. Allahu i dha njeriut përveç ndërgjegjen e kuptimit ,atë te arsyeshmerie, estetikes dhe ndërgjegjes morale. Është kjo ndërgjegje e cila e drejton njeriun pa marr parasysh realitetin i cili nuk mund te verifikohet përmes te dhënave ne shqisa. Për këtë te gjithë pejgamberet e Allahut gjersa thirnin njerëzit ne besim te Allahu apelonin ne ndërgjegjen e përsiatjes,moralit dhe estetikes se njeriut.

Kur’ani shume qartazi tregon se Pabesimtaret nuk kanë bazament për mohimin e jetës pas vdekjes. Është e bazuar ne supozim te pastër:
”Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë. E kur atyre u lexohen ajetet Tona, të qarta ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: “Nëse jeni të saktë na sillni të gjallë prindërit tanë!” Thuaj: “All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t’ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit). “[45:24-25-26] Shpjegimi qe Kur’ani jep për domosdoshmërinë e jetës pas vdekjes është cfare kërkon vetëdija morale e njeriut. Faktikisht, nëse nuk ka jete pas vdekjes, do te ishte një Zot i padrejte dhe mospërfillës, te krijoj njeriun njëherë dhe pastaj mos te kujdeset për te ardhmen e tij.Natyrisht , Zoti vetëm është, Ai do i dënoj tiranët, krimet e te cilëve kanë kaluar numrat 0 duke torturuar dhe vrare mijëra njerëz te pafajshëm, duke krijuar një korrupsion te madhe ne shoqëri, duke i skllavëruar njerëzit për te qene servues te tekave te tyre, etj. Për shkak se njeriu ka një jete te shkurtër ne këtë bote dhe për shkak se individë te shumte kanë vuajtur nga aksionet e tjetrit dënimet dhe shpërblimet adekuate nuk janë te mundura ne këtë jete. A mund te jene te barabarte i drejti dhe i miri me te ligun dhe mëkatarin? Morali ,esteti dhe aftësia e te gjykuarit te një njeri e largon këtë logjike dhe verteton perspektiven e jetës pas vdekjes. Allahu e vërteton këtë te vërtet ne Kur’an:

A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? [23:115] Poashtu:

Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan. A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojnë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë? [38:27-28] Poashtu: A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t’u shpërblyer secilit njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë. [45:21-22] Gjithashtu: Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre, pa një qëllim. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë. [44:38] Kurani këmbëngul te dhënat se dita e gjykimit do te vije dhe Allahu do vendos për te ardhmen e çdo shpirti ne baze te punëve qe ka bere:

E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kiameti!” Thuaj: “Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”. (Janë të shënuara) Që t’i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë. Ata që u përpoqën t’i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm. [34:3-4-5] Dita e ringjalljes do te jete dita kur atributet e Allahut te drejtësisë dhe mëshirës do te kenë një paraqitje te plote. Allahu do i mëshiroj ne ata qe u provuan për hir te Tij ne jetën e kësaj bote duke besuar se lumturia e përhershme ishte përgatitur për ta. Por për abuzuesit e te mirave te Allahut, duke mos qare kokën se cfare do i sjelle jeta , do te jene ne gjendjen ne gjendje te tmerrshme. Për te njxerrur një krahasim ne mes tyre , Kur’ani thotë:

A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për Xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kiametit ai do të jetë prej të dënuarve? [28:61] Besimi ne jetën pas vdekjes jo vetëm qe garanton sukses pas kësaj jete por gjithashtu e bën këtë bote te kënaqshme dhe ne paqe duke i bere individët me te pergjegjeshem dhe me te ngarkuar ne aktivitet e tyre

Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne [21:35] Pse duhet lexuar Kur’anin? Asnjeri nuk mund te lejoje vetes te jete një injorant i Kur’anit , për kushtetutën e tij te sjellur nga Allahu për te rregulluar dhe udhëhequr jetën e njeriut. Flet me një njohuri perfekt nga Krijuesi për krijesën e tij . E tregon te vërtetën dhe thërret njeriun ne rruge te vërtet. Ne te përmban informata për te ardhmen e njerëzimit dhe individit. E edukon dhe e ngrit njeriun ne vlera te larta te moralit,intelektit dhe shoqerise kur ata përpiqen për te kuptuar dhe aplikuar mësimin e tij ne jete.

Për me tepër, është fjala e Allahut- jo e krijuar , por e dërguar nga Ai përmes melaike Xhibril te pejgamberi i njerëzimit , Muhammedi s.a.w.s . për te përfituar njerëzimi. Është një mrekulli e përjetshme i dhëne pejgamberit te fundit Muhammedit s.a.w.s, si prove dhe sfide për gjeneratat e suksesshme . Është një vlere unike dhe i paimitueshëm. I shfaqur para 14 shekujve . Qëndron sot ashtu komplet i pacenuar i pandryshuar ne formën e tij origjinale Arabe.

Cfare zbulon njeriu kur fillon te kuptoj domethënien e Kur’anit? Përgjigjja ne këtë mund te klasifikohet ne katër kategori: 1) Se ai e njeh Krijuesin dhe Ai e ka përshkruar veten

2) Se ai mund te di qëllimin e tij ne jetën e kësaj bote dhe cfare pritet nga çdo person gjate kësaj jete

3) Se ai është i informuar për pasojat e qëndrimit dhe sjelljes se tij

4) Si duhet te lidhet me te gjitha gjerat- te Allahu me adhurim dhe dëgjueshmëri, te vllau i tij me një drejtësi për te gjithë , dhe ne përgjithësi kësaj bote duke i marre gjerat nen kontrolle me vepra te mira
Kjo porosi hyjnore ka zbritur për te konfirmuar dhe ripertij lidhjen e tij me Krijuesin e ti dhe te rivendos adhurimin te drejte dhe te sinqerte te një Zotit te vetëm ,Allahut, i cili thotë:
E kur dobët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. [2:186] Pse Islami? Islami nuk është një fe e re , nuk është një fe tjetër . Ne esence është e njëjta fe te cilën Allahu ( apo”Zoti”) ja ka dërguar njerëzimit përmes te dërguarve te tij ne kohëra te ndryshme gjate historisë- Fe e cila mjerisht është ndryshuar përmes falsifikimeve te njeriut,teologjisë dhe filozofisë. Për këtë shkak Muhammedi s.a.w.s ishte i dërguar i fundit . Ai u dash te dërgohej për te larguar shoshitjet dhe konfuzionin ne jetën njeriut. Ai i korrektoi ceshtje ne besim te cilat ishin te prezantuara nga njerëz konfuz te filozofisë dhe teologjisë. Ai restauroi besimin e pastër monoteist ne Krijuesin tone dhe sjelli kuptimin me perfekt dhe fisnik te Allahut ( apo “Zoti”)

Qëllimi i jetës është te njohësh Allahun, te i besosh dhe te adhurosh Atë ne pajtim me atë qe jemi udhëzuar ta adhurojmë, këtu përfshin qe ne jetojmë sipas urdhrave te tij. Ne Kur’an , Allahu na tregon se si te gjitha porosite e Pejgambereve para Pejgamberit s.a.w.s ishin te shtrembuara asnjë nga këto objektiva nuk realizonin ne mënyrë korrekte vetëm përmes Pejgamberit s.a.w.s qe ishte i fundit. , dhe për këtë Allahu do i gjykoj njerëzit ne Ditën e Gjykimit bazuar se a e besuan dhe pasuan Islamin. Allahu thotë:

Feja e pranueshme tek All-llahu është islami [3:19] Ne te njëjtën Sure Allahu thotë: E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit [3:85] Muslimanet besojnë se jeta prezentë është vetëm një prove për përgatitjen për sferën e ardhshme te ekzistencës. Muslimani e di se njeriu nuk është krijuar vetëm për këtë dunja

Pra ,nëse budallai jeton për te ngrëne dhe i mençuri ha për te jetuar , atëherë besimtari jeton për te adhuruar Allahun

Si mund te ndonjëri te behet Musliman? Te behet Musliman personi thjeshte duhet te thotë Shehadetin ( Kushti i pare i besimit) me bindje te sinqerte “Ash-hadu al-la elaha illa-Allah wa ash-hadu anna Muhammadan rasulu Allah” qe do te thotë , “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij.”

Perktheu nga Anglishtja

Naim Berisha

<!–

–>

 
Artikulli paraprakJaponezja qe e pranoi Islamin
Artikulli vijuesTË KESH NJË MIK – POR ÇFARË?