Çka tha Bernard Show për Muhammedin (s.a.w.s) ?

Bernard Show, në “The Genuine Islam, voll.1, nr. 81936“, për Muhammedin a.s. thotë:

“Gjithnjë e kam çmuar lartë besimin e Muhammedit, thjesht për shkak të vitalitetit të tij të jashtëzakonshëm. Mendimi im është se, Islami është besimi i vetëm i aftë, që të drejtojë me sukses ndryshimet e shumta të jetës. Unë parashikoj që Evropa, më në fund, do të pranojë fenë islame. Teologët mesjetarë të krishterë nga padituria dhe animi fetar, besimin e Muhammedit, e kanë paraqitur në mënyrë krejtësisht negative dhe kanë konsideruar se Muhammedi ka ushqyer urrejtje ndaj Isait (Jezusit). Unë e kam studijuar jetën e Muhammedit a.s. Ai, është njeri i mrekullueshëm, e sipas mendimit tim, ai është larg nga të qenët antikrisht.

Atë, duhet ta quajmë shpëtimtar të njerëzimit. Jam i bindur se, një njeri i ngjashëm me të, po të merrej me problemet e kohës moderne, do t`i kishte zgjidhur me sukses ato, duke i sjellë njerëzimit paqen dhe lumturinë e nevojshme. Kam parashikuar se besimi i Muhammedit a.s., do të jetë i pranueshëm për Evropën e nesërme, ashtu siç ka filluar të bëhet i pranueshëm, për Evropën e sotme“.

Artikulli paraprakMerkel: Më tronditën fort pamjet e fëmijës sirian Aylan Kurdit
Artikulli vijuesNjë Hadith për vetvrasjen